76 - Qasja Ne Informacion | Template Website
Qasja në dokumente publike

Për institucionet publike

Klikoni për të shkarkuar dokumentin sqarues rreth përgjegjësive të zyrtarit përgjegjës për qasje në dokumente publike dhe zyrtarit përgjegjës të institucionit publik.


Institucioni publik në momentin e regjistrimit të  kërkesës për qasje në dokuemnte publike janë të obliguara që brenda afatit prej shtatë (7) ditëve të nxjerr vendim për lejim e qasjes në dokumentin e kërkuar, ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzim të plotë apo të pjesshëm dhe duhet të informojnë kërkuesin lidhur me mjetet e ankimimit. Ky afat mund të shtyhet edhe më së shumti për pesëmbëdhjetë (15) ditë shtesë, sipas rasteve të përcaktuara me ligj.

Institucioni publik para se të marrë vendim për refuzim të plotë apo të pjesshëm të kërkesës, duhet të bëjë testin e dëmit dhe të interesit publik.

Heshtja ose mospërgjigja e institucionit publik brenda afatit të caktuar me këtë ligj, konsiderohet si përgjigje negative dhe i jep të drejtë kërkuesit që të ndjekë procedurat mbi ankimin administrativ dhe procedurën gjyqësore.

Të gjithë institucionet publike janë të obliguar të caktojnë njësinë apo një zyrtarë përgjegjës për qasje në dokumente publike.

Nëse kërkesa është e paqartë dhe nuk mund të identifikojë dokumentin publik të kërkuar, atëherë  institucioni publik duhet të kërkoj nga kërkuesi të qartësoj kërkesën duke i ndihmuar kërkuesit të bëjë një gjë të tillë.

Nëse kërkesa bëhet verbalisht nga ana e kërkuesit, zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike i institucionit publik është i obliguar të hartoj kërkesën me shkrim për të vazhduar më tutje.

Nëse institucioni publik nuk e posedon dokumentin e kërkuar, por që ka njohuri për institucionin tjetër që e posedon dokumentin e kërkuar, duhet që brenda afatit prej pesë (5) ditë pune nga momenti i pranimit të kërkesës nga kërkuesi të informoj atë dhe ta udhëzojë për tek institucioni i cili e posedon dokumentin.

Nëse institucioni publik nuk e posedon dokumentin e kërkuar, por gjithashtu nuk ka njohuri se cili instiucion publik e posedon atë, duhet që menjëherë por jo më vonë se në afat prej shtatë (7) ditëve të informoj kërkuesin për këtë dhe ta udhëzoj që t’i drejtohet Agjencisë.

Institucioni publik kërkesat për qasje në dokumente publike, apo për ripërdorim të dokumenteve publike duhet t’i trajtoj me shpejtësi dhe sipas parimit të objektivitetit dhe paanshmërisë sipas Ligjit përkatës për Procedurën e përgjithshme administrative. 

Institucionet publike kanë të drejtë të vendosin tarifa e cila i ngarkohet kërkuesit për kopjen e dokumenteve publike, tarifa të cilat janë të përcaktuara sipas Rregullores Nr. 02/2012/MF për Tarifa në Qasje në Dokumete Publike.