Të drejtë për qasje në dokumete publike
Çdo person ka të drejtë për qasje në dokumente publike në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë.
Çdo person ka të drejtë në qasje në dokumente publike në bazë të kërksës. Kjo kërkesë mund të bëhet përmes formës me shkrim, elektronike apo verbalisht. Kur kërkesa bëhet verbalisht nga ana e kërkuesit, zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike i institucionit publik është i obliguar të hartoj kërkesën me shkrim për të vazhduar më tutje.
Çdo person i cili bënë kërkesë për qasje në dokumente publike nuk është i obliguar që të jepë arsye për përdorimin e dokumenteve publike që të i lejohet qasja në dokumente publike dhe ka të drejtë të mbetet anonim në raport me palët e treta.
Kufizimi i kësaj të drejte bëhet vetëm në rastet e kufizuara dhe specifike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Institucioni publik në momentin që e regjistron kërkesën, detyrohet që brenda afatit prej shtatë (7) ditëve të nxjerr vendim për lejim e qasjes në dokumentin e kërkuar, ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzim të plotë apo të pjesshëm dhe duhet të ju informon lidhur me mjetet e ankimimit.
Çdo person i cili mendon se i janë shkelur të drejtat e garantuara me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Agjencsië për Informim dhe Privatësi brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita kur institucioni publik ka refuzuar në tërësi apo pjesërisht kërkesën, apo edhe kur ka heshtur dhe nuk ka dhënë përgjigje.