Politikat E Privatesis | Template Website
Politikat e Privatesise

Politika e Privatësisë

Ky njoftim i politikave të privatësisë bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën ju informon se AIP mbledh të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të caktuara për të kryer veprimtari sipas autoritetit zyrtar.
Ne kemi vendosur masa të sigurisë për të garantuar se të dhënat tuaja janë duke u përpunuar në mënyrë të sigurtë.
Këtu më poshtë ju ofrojmë disa informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në faqen tonë të internetit. Informacioni specifik në lidhje me aktivitetet e përpunimit të AIP-së përveç atyre që lidhen me këtë faqe të internetit do të jepen veçmas.
Kjo faqe e internetit do të përmbajë linqe të ndryshme të faqeve të tjera të internetit. Politikat tona të privatësisë do të jenë të aplikuara vetëm për faqen e internetit të Agjencisë, me të cilën ju rekomandojmë të i lexoni politikat e privatësisë të faqeve të tyre.
Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë. Për një përditësim të tillë, ne do t'ju njoftojmë për çdo ndryshim duke postuar Politikën e re të privatësisë në këtë faqe.
Ju këshillojmë që të rishikoni periodikisht këtë Politikë të Privatësisë për çdo ndryshim dhe ndryshimet në këtë politikë të privatësisë janë efektive kur ato postohen në këtë faqe.

 

Të dhënat tuaja personale dhe ueb-faqja jonë

Në kohën kur zhvillimi i teknologjisë është në përdorim nga një masë e madhe e qytetarëve, ueb faqja e AIP-së është mjet shumë i rëndësishëm për të komunikuar me qytetarë. Në ueb faqen e Agjencisë, ne shpalosim punën tonë duke publikuar: udhëzime, rekomandime, vendimet e AIP-së, këshilla të ndryshme, opinione dhe shpalosim lajme mbi të drejtat dhe obligimet që burojnë nga të dy ligje të cilat janë në mbikëqyrjen tonë si Ligji Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Disa nga shërbimet e ofruara në faqen tonë të internetit kërkojnë përpunimin e të dhënave tuaja personale. Përpunimi kryesor bëhet në momentin kur qytetarët vendosin që të drejtën e ankesës të ushtrojnë përmes web faqes tonë duke klikuar në kutin e Ankesave.

 

Kategoria e të dhënave që ne i përpunojmë

Ne aktualisht mbledhim dhe përpunojmë të dhëna si : emrin, mbiemrin, numrin personal, adresën, numrin e telefonit.

Si i përpunojmë të dhënat tuaja dhe për cilin qëllim

Ne përpunojmë të dhënat personale të mbledhura në faqen tonë të internetit për qëllimet e mëposhtme:
- kur na dërgoni një kërkesë ose ankesë përmes faqes sonë të internetit ose me mjete të tjera, vetëm për qëllimin e menaxhimit të kësaj kërkese ankese;
- për t'ju mundësuar që të keni qasje në faqen tonë të internetit. Ne përdorim vetëm cookie-t të seancave teknike për të zbuluar nëse përdoruesi mbështet JavaScript ose jo, për më shumë lidhur me përdorimin e cookies, ju lutem klikoni në linkun rreth Cookies; dhe
- nuk i përdorim përsëri të dhënat tuaja për një qëllim tjetër që është i ndryshëm nga ai i deklaruar. Ne asnjëherë nuk do t'i shpërndajmë të dhënat tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
Sipas kushteve të përcaktuara nga ligji, ne mund t’ua zbulojmë të dhënat tuaja palëve të treta të cilat janë të autorizuara me ligj specifik (autoritetet e zbatimit të ligjit) nëse është kjo e nevojshme dhe proporcionale për qëllime legjitime dhe specifike.
Si rregull, ne nuk i mbajmë të dhënat tuaja personale për më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat i kemi mbledhur ato. Ne mund t'i mbajmë të dhënat tuaja personale për një periudhë më të gjatë për qëllime historike ose statistikore me masa mbrojtëse të përshtatshme.

Të drejtat tuaja

Ju keni të drejta të bazuara në Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kur bëhet fjalë për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga AIP, ju keni të drejta të caktuara të cilat bazohen në këtë ligj.
Kur të dhënat tuaja personale përpunohen nga AIP, ju keni të drejtë të dini rreth përpunimit të tyre si:
Ju keni të drejtë të keni qasje në të dhënat tuaja dhe në çdo kohë, të kërkoni t’i korrigjoni dhe përditësoni pa vonesë nëse të dhënat tuaja janë të pasakta ose jo të plotë.
Ju keni të drejtë të fshirjes (‘e drejta për t’u harruar) së të dhënave tuaja dhe mund të kërkoni që përpunimi të ndalohet në rrethana të caktuara.
Ju keni të drejtë të kundërshtoni, në rrethana të caktuara, për arsye që lidhen me situatën tuaj specifike
Ju mund të kërkoni që ndonjë nga ndryshimet e mësipërme t'u komunikohet palëve të tjera, të cilave u janë zbuluar të dhënat tuaja.
Ju gjithashtu keni të drejtë të mos i nënshtroheni vendimeve të automatizuara (të bëra vetëm nga makinat) që prekin ju, siç përcaktohet me ligj.
Ju keni të drejtë të merrni të dhënat tuaja personale në një format të standardizuar në rast se dëshironi t'i transferoni ato në një kontrollues tjetër (transferimi i të dhënave).
Ju keni të drejtë të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur.

Si të ushtroni të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave në AIP

Nëse AIP përpunon të dhënat tuaja personale dhe dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi na dërgoni një kërkesë me shkrim tek zyrët tona, me postë elektronike në : info.aip@rks-gov.net ose përmes postimit në një zarf të mbyllur në adresen: Agjencia për Informim dhe Privatësi, Rruga “Zejnel Salihu”, Nr. 22, (ish objekti i Gjykatës Themelore) Prishtinë, 10000, Kosovë.
Në parim, ne nuk mund të pranojmë kërkesa verbale (telefonike ose ballë për ballë) lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në AIP, pasi duhet të merremi me kërkesën tuaj për të  analizuar më parë atë dhe duke ju identifikuar me besueshmëri. Kërkesa juaj duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm dhe të saktë të të dhënave në të cilat dëshironi të përdorni. Kur ka dyshime të arsyeshme në lidhje me identitetin tuaj, mund t'ju kërkohet të siguroni një kopje të një dokumenti, i cili na ndihmon të verifikojmë identitetin tuaj. Mund të jetë çdo dokument siç është karta juaj e identitetit ose pasaporta. Të gjitha të  dhënat tuaja do të përdoren vetëm për të verifikuar identitetin tuaj dhe nuk do të ruhen për më gjatë se sa duhen për këtë qëllim.