82 - Mbrojtja E Te Dhenave | Template Website
Mbrojtja e të dhenave

Përkufizimet

E dhënë personale - çdo informacion në lidhje me një person fzik të identifkuar
ose të identifkueshëm (“subjekt i të dhënave”); një person fzik i identifkueshëm është ai, i cili, mund të identifkohet drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, veçanërisht duke iu referuar një identifkuesi në bazë të një emri, një numri identifkimi, të dhënave rreth vendndodhjes, një identifkues online, ose një apo më shumë faktorë specifkë për identitetin fzik, psikologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fzik;

Përpunim - çdo veprim ose seri veprimesh që kryhen ndaj të dhënave personale me mjete automatike ose jo, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, publikimi nëpërmjet transmetimit, shpërndarja ose ofrimi, njësimi ose kombinimi, kufzimi, fshirja ose asgjësimi;

Kufzimi i përpunimit - shënjimi i të dhënave personale të ruajtura me synim kufzimin e përpunimit të tyre në të ardhmen;

Klasifkim i të dhënave personale – shënjimi i të dhënave personale për të treguar natyrën e tyre të ndjeshme. Për të dhënat e klasifkuara duhet përcaktuar kushtet, sipas të cilave, përdoruesi mund të bëjë përpunimin e tyre. Klasifkimi duhet të mbetet i bashkëngjitur me të dhënat personale të ndjeshme deri në fshirjen, asgjësimin, shkatërrimin ose anonimizimin e tyre;

Proflizim - çdo formë e përpunimit automatik të të dhënave personale që konsiston në përdorimin e të dhënave personale për të vlerësuar aspektet personale në lidhje me një person fzik, veçanërisht për të analizuar ose parashikuar aspekte në lidhje me mbarëvajtjen e personit në punë, gjendjen ekonomike, shëndetin, parapëlqimet personale, interesat, besueshmërinë, sjelljen, vendndodhjen ose lëvizjet e tij;

  • - përpunimi i të dhënave personale në një mënyrë të tillë që të dhënat personale të mos vazhdojnë t’i referohen një subjekti të caktuar të të dhënave pa përdorimin e informacionit shtesë, me kusht që ky informacion shtesë të mbahet veçmas dhe t’u nënshtrohet masave teknike dhe organizative për të garantuar që të dhënat personale të mos i referohen një personi fzik të identifkuar ose të identifkueshëm;

Katalog i sistemit të dosjeve - përshkrimi i hollësishëm i strukturës dhe përmbajtjes së sistemeve të dosjeve;

Regjistër i sistemeve të dosjeve – regjistër, i cili mundëson një pasqyrim të hollësishëm të sistemeve të dosjeve;

Sistemi i dosjeve – një komplet i strukturuar të dhënash personale që janë të qasshme në pajtim me kriteret specifke, të centralizuara, decentralizuara ose të shpërndara mbi bazë funksionale ose gjeografke;

Kod lidhës - numri personal i identifkimit ose çfarëdo numri tjetër i veçantë i identifkimit, i përcaktuar me ligj, lidhur me personin, i cili numër mund të përdoret për zbulimin ose rikthimin e të dhënave personale nga sistemet e dosjeve, në të cilat, gjithashtu përpunohet kodi lidhës;

Kontrollues i të dhënave - çdo person fzik ose juridik nga sektori publik ose privat që individualisht ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale;

Përpunues i të dhënave - çdo person fzik ose juridik, nga sektori publik ose privat, i cili përpunon të dhëna personale për dhe në emër të kontrolluesit të të dhënave;