Author Archives: Adonis Shabani

Kosova Finance Forum 2025- Komisionerja Sogojeva-Dërmaku në panelin mbi digjitalizimin e bankave dhe mbrojtjen e të dhënave të klientëve

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, mori pjesë si paneliste në diskutimin me temë: “Përmirësimi i përvojës së klientëve të bankave dhe pajtueshmërisë: zgjidhje digjitale të zgjuara për përditësimin e të dhënave të klientëve me rrezik të ulët”, organizuar në kuadër të edicionit të dytë të Kosova Finance Forum 2025. Në fjalën e […]

Takim ndërinstitucional me drejtuesit e organeve ligjzbatuese për parandalimin e rrjedhjes së të dhënave personale

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, priti sot në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, Zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti, dhe Kryeshefin e Inspektoratit të Policisë, z. Kushtrim Hodaj, me qëllim të koordinimin institucional për parandalimin dhe trajtimin e menjëhershëm të rasteve të […]

Sesionet Rajonale të Informimit për Forcimin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Nivel Lokal

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Platformën CiviKos dhe Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, ka filluar mbajtjen e Sesioneve Rajonale të Informimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale. Deri më tani, këto sesione janë zhvilluar në rajonin e Gjilanit, Pejës dhe Prizrenit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet publike lokale, organizatat e shoqërisë […]

Studentët e gazetarisë vizitojnë Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Në kuadër të Shkollës së Etikës së Gazetarisë të organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), një grup studentësh të gazetarisë zhvilluan një vizitë studimore në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Qëllimi i vizitës ishte njohja më e afërt e studentëve me rolin dhe mandatin e Agjencisë në fushën e qasjes në […]

Agjencia publikon Udhëzuesin për Njoftimin e Shkeljeve të të Dhënave Personale!

Udhëzuesi për Njoftimin e Shkeljeve të të Dhënave Personale (NShDhP), ofron udhëzime praktike dhe gjithëpërfshirës për institucionet publike dhe private në identifikimin, raportimin dhe trajtimin e shkeljeve të të dhënave personale. Shkarkoni udhëzuesin në këtë link: https://aip.rks-gov.net/…/njoftimi-i-shkeljeve-te-te…/

Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në Takimin Plenar të 106-të të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB)

Gjatë këtij takimi dyditor, u diskutuan çështje me rëndësi të lartë për mbrojtjen e të dhënave në nivel evropian, përfshirë rregulloren e re për parandalimin e pastrimit të parave, procedurat e reja për zbatimin e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), bashkëpunimin ndërinstitucional si dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në privatësi. Pjesëmarrja […]

Sesioni Informues në Mitrovicë për Forcimin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Nivel Lokal

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Platformën CiviKos dhe Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, ka vazhduar me mbajtjen e Sesioneve Rajonale të Informimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale, kësaj radhe në Komunën e Mitrovicës së Jugut me përfaqësues nga institucionet publike lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset nga rajoni Qëllimi i […]