Author Archives: Adonis Shabani

Fuqizohet bashkëpunimi në mes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku gjatë takimit me Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili ka disktuar mundësitë e bashkërendimit të veprimeve të të dy institucioneve me qëllim të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.  Diskutimi u përqëndrua rreth fuqizimit […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi mbylli aktivitetet e Javës së Qasjes në Dokumente Publike me një Diskutim Informues me organizatat, bizneset dhe qytetarët e regjionit të Prishtinës në mbështetje të Platforma Civikos, me qëllim të informimit të tyre mbi fushëveprimin e AIP-së dhe thellimin e bashkëpunimit me sektorët përkatës

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, në cilësinë e panelistes dha një pasqyrë gjithëpërfshirëse të temës, duke theksuar në veçanti rëndësinë e sigurimit të qasjes në dokumente publike, në njërën anë dhe në anën tjetër, mbrojtjen e të dhënave personale si aspekte thelbësore në forcimin e transparencës dhe ngritjes së llogaridhënies institucionale. […]

Në vazhdën e aktiviteteve të Javës së Qasjes në Dokumente Publike, Agjencia për Informim dhe Privatësi, me mbështetje të OSCE Mission in Kosovo, sot mbajti Konferencën me Sekretarë të Përgjithshëm të institucioneve qendrore dhe Agjencive të Pavarura, me media dhe përfaqësues të OJQ-ve

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies institucionale për zbatimin e detyrimeve ligjore të institucioneve, siç parashihen me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike. Për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, nisi Konferencën duke theksuar se publikimi proaktiv i dokumente publike përveç që […]

Dita e tretë e Javës së Qasjes në Dokumente Publike sot vazhdoi me Punëtorinë “Ngritja e Transparencës në Sistemin Prokurorial përmes Qasjes në Dokumente Publike”

Me mbështetje të U.S. Embassy Kosovo, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka mbledhur në këtë Punëtori, Kryeprokurorë, Prokurorë dhe përfaqësues të të gjitha Institucioneve të Sistemit Prokurorial në Kosovë, për të diskutuar dhe njëherit promovuar të drejtën për qasje në dokumente publike, si një shtyllë e fortë e llogaridhënies dhe transparencës, në njërën anë dhe […]

Java e Qasjes në Dokumente Publike vazhdoi sot me Konferencë me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, Nënkryetarë dhe përfaqësues tjerë komunal

Konferenca e mbajtur sot në mbështetje të OSCE Mission in Kosovo, kishte për qëllim ndërgjegjësimin e autoriteteve komunale për rëndësinë e publikimit proaktiv të dokumenteve publike, sfidave dhe mundësive për përmbushjen e obligimeve ligjore të dala nga Ligji për Qasje në Dokumente Publike. Punimet e konferencës i hapi Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare […]

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione, Agjencia për Informim dhe Privatësi, në mënyrë simbolike hapi Javën e Qasje në Dokumente Publike me moton “Bashkë ta forcojmë transparencën”

Në bashkëpunim me U.S. Embassy Pristina, Kosovo, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me një agjendë të reduktuar, hapi Javën e aktiviteteve për të promovuar të drejtën e qasjes në dokumente publike me prezencën e përfaqësuesve nga shoqëria civile, gazetarëve, dhe përfaqësues të projekteve që mbështesin punën e Agjencisë. Dita e parë e Javës për […]

Përfundon Java e Informimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi me Ndërmarrjet Publike

Prishtinë, 30.09.2022 Përfundon Java e Informimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi me Ndërmarrjet Publike Me moton “Tash edhe më Lehtë”, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka filluar këtë vit javën e informimit me konferencën e parë me Kryetarët Komunave, ka vazhduar me Prokurorë dhe Gjyqtarë, me Media dhe Shoqëri Civile, dje me Sekretarë të […]

Java e Informimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon me Sekretarët e Përgjithshëm dhe Përfaqësuesit e Ministrive të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 29.09.2022 Java e Informimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon me Sekretarët e Përgjithshëm dhe Përfaqësuesit e Ministrive të Republikës së Kosovës Agjencia për Informim dhe Privatësi sot mbajti konferencë me Sekretarët e Përgjithshëm dhe Përfaqësuesit e Ministrive të Republikës së Kosovës me qëllim të diskutimit mbi rëndësinë e së drejtës për qasje […]