Gjatë këtij takimi dyditor, u diskutuan çështje me rëndësi të lartë për mbrojtjen e të dhënave në nivel evropian, përfshirë rregulloren e re për parandalimin e pastrimit të parave, procedurat e reja për zbatimin e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), bashkëpunimin ndërinstitucional si dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në privatësi.
Pjesëmarrja e Agjencisë në punimet e EDPB-së është me rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi ky bord udhëheq zhvillimin e politikave evropiane në fushën e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo përfshirje kontribuon në harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian, fuqizon kapacitetet e vendit për të qenë pjesë aktive e rrjeteve evropiane të mbikëqyrjes së privatësisë dhe krijon mundësi të reja bashkëpunimi me autoritetet homologe në Evropë.
Angazhimi në takime të tilla përfaqëson një hap konkret drejt integrimit evropian dhe mbrojtjes më të avancuar të të drejtave të qytetarëve në epokën digjitale.