Author Archives: Adonis Shabani

Agjencia publikon Udhëzuesin për Njoftimin e Shkeljeve të të Dhënave Personale!

Udhëzuesi për Njoftimin e Shkeljeve të të Dhënave Personale (NShDhP), ofron udhëzime praktike dhe gjithëpërfshirës për institucionet publike dhe private në identifikimin, raportimin dhe trajtimin e shkeljeve të të dhënave personale. Shkarkoni udhëzuesin në këtë link: https://aip.rks-gov.net/…/njoftimi-i-shkeljeve-te-te…/  

Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në Takimin Plenar të 106-të të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB)

Gjatë këtij takimi dyditor, u diskutuan çështje me rëndësi të lartë për mbrojtjen e të dhënave në nivel evropian, përfshirë rregulloren e re për parandalimin e pastrimit të parave, procedurat e reja për zbatimin e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), bashkëpunimin ndërinstitucional si dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në privatësi. Pjesëmarrja […]

Sesioni Informues në Mitrovicë për Forcimin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Nivel Lokal

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Platformën CiviKos dhe Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, ka vazhduar me mbajtjen e Sesioneve Rajonale të Informimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale, kësaj radhe në Komunën e Mitrovicës së Jugut me përfaqësues nga institucionet publike lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset nga rajoni Qëllimi i […]

Punëtori mbi mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin e mediave

Agjencia për Informim dhe Privatësi, me mbështetjen e OSCE Mission in Kosovo, organizoi sot një punëtori interaktive me përfaqësues të mediave, për të diskutuar sfidat, përgjegjësitë dhe detyrimet ligjore të mediave në trajtimin e të dhënave personale në epokën digjitale . Në punëtorinë me temë “Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin e mediave”, Komisionerja […]

Përfaqësimi i Kosovës në panel ndërkombëtar për sfidat dhe sukseset në qasjen në informacion

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dermaku, përfaqësoi Kosovën në një panel ndërkombëtar të mbajtur në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për të drejtën për qasje në informacion . Paneli u zhvillua në sesionin plenar të konferencës dhe kishte për temë: “Sharing the […]

Republika e Kosovës anëtare e Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI)

25 qershor 2025, Prishtinë — Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) është zgjedhur anëtare e Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI), gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), e mbajtur më 24 qershor 2025 në Berlin. Rrjeti ENTRI u krijua pas një takimi fillestar njoftues […]

Sesionet Informuese për Forcimin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale Vazhdojnë në Ferizaj

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Platformën CiviKos dhe Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, ka vazhduar me mbajtjen e Sesioneve Rajonale të Informimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale, kësaj radhe në Komunën e Ferizajt. Në sesionin e djeshëm morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike lokale, organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit privat […]

MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE NË PRIORITET

Agjencia për Informim dhe Privatësi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Kosovo Police, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi ndërinstitucionale për mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e komunikimit publik 16 korrik 2025, Prishtinë Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKSH), […]

Gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar vizitojnë Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Në kuadër të programit fillestar për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj, Agjencia për Informim dhe Privatësi priti sot për vizitë pjesëtarët e Gjeneratës XII, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë. Komisionerja, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, prezantoi funksionet kryesore të Agjencisë, me theks të veçantë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi prezanton Raportin Gjashtëmujor të Punës për periudhën janar-qershor 2025

Në një takim të përbashkët me përfaqësues të organizatave joqeveritare, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, duke përmbushur mandatin e saj ligjor për garantimin e të drejtës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Gjatë kësaj periudhe, janë pranuar […]