Author Archives: Adonis Shabani

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) njofton se është bërë publikimi i Udhëzuesit për Vlerësimin e Ndikimit mbi Mbrojtjen e të Dhënave (VNMDH), një dokument thelbësor për zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Udhëzuesi ofron udhëzime të qarta dhe praktike për institucionet publike dhe private për kryerjen e vlerësimeve të ndikimit, me qëllim identifikimin dhe zbutjen e rreziqeve ndaj të dhënave personale. Dokumenti mund të shkarkohet në: https://aip.rks-gov.net/…/udhezuesi-per-vnmdh_final…/ Ftojmë të gjitha palët e interesuara të konsultojnë udhëzuesin dhe të zbatojnë standardet më të larta për mbrojtjen e të […]

Publikohet Udhëzuesi për Zyrtarët e Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo, ka përmbyllur serinë e punëtorive informuese për mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin shëndetësor. Punëtoria e fundit u mbajt në Prishtinë, me pjesëmarrjen e profesionistëve shëndetësorë nga regjioni i kryeqytetit, përkatësisht nga Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Graçanicës, Obiliqit, Drenasit, Lipjanit dhe […]

Komisionerja për Informim dhe Privatësi zhvilloi takim bashkëpunues me Kryetarin e Komisionit Federal për Tregtinë të SHBA-së

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin Global të Privatësisë 2025, organizuar nga IAPP në Washington D.C., Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, realizoi një takim të veçantë me z. Andrew N. Ferguson, Kryetar i Komisionit Federal për Tregtinë të SHBA-së (FTC). Në takim u diskutua për sfidat që sjell zhvillimi i teknologjive të avancuara, punën […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi pjesëmarrëse në Samitin Global të Privatësisë 2025 në Uashington D.C., SHBA

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me përfaqësues nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), po marrin pjesë në edicionin e 25-të të Samitit Global të Privatësisë 2025, që po mbahet në Washington D.C., SHBA, nën organizimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Profesionistëve të Privatësisë – IAPP. Ky samit përfaqëson platformën më […]

Mbyllen punimet e Punëtorisë Evropiane për Lirinë e Informimit, e mbajtur më 7 dhe 8 prill në Prishtinë

Nën patronatin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, më 7 dhe 8 prill 2025, për herë të parë në Republikën e Kosovës, u mbajt Punëtoria Evropiane për Shqyrtimin e Rasteve të Lirisë së Informimit – një ngjarje me karakter të lartë profesional, që mblodhi përfaqësues nga 14 shtete evropiane, përfshirë institucionet homologe për qasje në […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi mbledh 14 shtete evropiane të promovuar lirinë e informimit në Republikën e Kosovës

Nën patronatin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për herë të parë në Kosovë, ka filluar punimet Punëtoria Ndërkombëtare për Lirinë e Informacionit, një ngjarje që mbledh ekspertë dhe përfaqësues të Autoriteteve Evropiane për Qasje në Dokumente Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Austria, Zvicra, Portugalia, Spanja, Skocia, Zyra […]

Është mbajtur punëtoria e katërt me temën “Mbrojtja e të dhënave personale në sistemin shëndetësor”, me profesionistët shëndetësor të regjionit të Gjilanit, e cila është organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo

Në këtë punëtori të pranishëm ishin 26 profesionistë shëndetësor nga regjioni i Gjilanit, përkatësisht, Drejtor të sektorit të shëndetësisë, Drejtor të QKMF-ve, mjek, kryeinfermier, infermier dhe laborant të Komunës së Gjilanit, Kamenicës, Ferizajit, Kaçanikut dhe Vitisë. Agjencia për Informim dhe Privatësi ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e profesionistëve shëndetësor dhe synim kryesor i kësaj […]