Në kuadër të Shkollës së Etikës së Gazetarisë të organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), një grup studentësh të gazetarisë zhvilluan një vizitë studimore në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Qëllimi i vizitës ishte njohja më e afërt e studentëve me rolin dhe mandatin e Agjencisë në fushën e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjes së të dhënave personale, me theks të veçantë në raportimin mediatik të përgjegjshëm.
Gjatë takimit, studentët u pritën nga përfaqësues të Agjencisë, me të cilët diskutuan mbi rolin e institucionit në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies publike, si dhe për sfidat që paraqet balancimi ndërmjet të drejtës për informim dhe mbrojtjes së të dhënave personale.