Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Platformën CiviKos dhe Institutin për Teknologji dhe Shoqëri, ka vazhduar me mbajtjen e Sesioneve Rajonale të Informimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale, kësaj radhe në Komunën e Mitrovicës së Jugut me përfaqësues nga institucionet publike lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset nga rajoni

Qëllimi i këtij sesioni ishte fuqizimi i njohurive praktike për zbatimin e detyrimeve ligjore, si dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e privatësisë në nivel lokal. Pjesëmarrësit u informuan mbi:

Përgjegjësitë ligjore për trajtimin e të dhënave personale në sektorin publik dhe privat;

Rolin e Zyrtarëve për Mbrojtjen e të Dhënave në institucionet dhe organizatat përkatëse;

Ndikimin e teknologjisë në sigurinë e informacionit dhe sfidat që paraqiten në epokën digjitale;

Praktika konkrete nga terreni dhe sfida gjatë zbatimit të ligjit në kontekstin lokal.

Këto sesione zhvillohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjithë sektorët në Kosovë”, i cili mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.