Struktura e AIP-së
Agjencia udhëhiqet nga Komisioneri, i cili përfaqëson Agjencinë, organizon dhe koordinon punën e saj. Agjencia ka Drejtorin e Përgjithshëm, i cili kryen të gjitha detyrat e Zyrtarit Kryesor Administrativ, në pajtim me legjislacionin përkatës. Struktura organizative e Agjencisë përbëhet nga dy (2) fusha të veçanta profesionale, për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Këto fushat të veçanta profesionale, të përcaktuara udhëhiqen dhe përbëhen nga shërbyes civilë, sipas këtij ligji dhe legjislacionit përkatës.
Zyrtarët e Agjencisë përmbahen nga çdo veprim që bie ndesh me detyrat e tyre dhe, gjatë mandatit të tyre, nuk angazhohen në profesione që bien ndesh me detyrat e tyre, qofshin me apo pa pagesë.