504 - Lajmi Single | Template Website
KONKURS - Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

23/04/2021

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit  60 të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shpall:

KONKURS

Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Funksioni i Komisionerit:

Komisionari është udhëheqësi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila  është autoritet i pavarur, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente dhe informacione publike. Komisionari zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesë (5) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat shtesë.

Kriteret e përzgjedhjes:

Kandidatët për komisionar duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë diplomë universitare në njërën nga këto fusha: juridik, administratë publike

       apo marrëdhënie ndërkombëtare;

1.3. Të kenë, së paku, tetë (8) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku,

       pesë (5) vite përvojë në pozita udhëheqëse;

1.4. Të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale apo

        të mos ketë pasur aktakuzë gjatë pesë  viteve të fundit.

1.5. Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional;

1.6. Të kenë përvojë dhe njohuri të dalluara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të

        njeriut.

1.7. Të mos jenë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore;

1.8. Të mos kenë ushtruar asnjë funksion në parti politike gjatë pesë (5)  viteve të fundit.

1.9. Nuk duhen të jenë deputetë të Kuvendit në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së

Kosovës, që i zgjedhin ata, apo të kenë qenë anëtarë të kabinetit qeveritar në mandatin

       e fundit.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale; (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
  • Letra motivuese;
  • Biografi (CV );
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale me vendim te formës se prerë si dhe të mos ketë pasur aktakuzë gjatë pesë (5) viteve të fundit.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  07.05.2021,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217).

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe  044 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

DOKUMENTI I APLIKIMIT

}