385 - Lajmi Single | Template Website
Ndërgjegjësimi i Qytetarëve – Objektiv i Agjencisë në 2013

20/03/2020

Ndërgjegjësimi i Qytetarëve – Objektiv i Agjencisë në 2013

Në emër te institucionit që drejtoj në cilesinë e Mbikëqyresit Kryesor Shteteror të ASHMDHP-së të Republikës së Kosovës, ju përshëndes të gjithëve.
Të nderuar të pranishem, siç e dini edhe ju, Ligji për MDhP në Republikën e Kosovës është aprovuar në prill të vitit 2010. Në fakt, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë, më 23 qeshor të vitit 2011, aprovoi vendimin për caktimin e Këshillit Mbikëqyrës të AShMDhP.
Prej atëherë (qershor 2011) e deri më sot, Agjencia Shtetërore ka arritur të formësohet dhe në masë të konsiderueshme të funksionalizohet për të zbatuar dhe mbikëqyrur Ligjin për Mbrotjtjen e të Dhënave Personale të qytetarëve, të cilat grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga të gjitha institucionet publike dhe private në Kosovë.
S’do mend se rruga deri këtu nuk ishte edhe aq e lehtë, ndonëse ende jemi ne fillimet e punës sonë. Kur e them këtë, kam parasysh problemet financiare, materiale - teknike e ato kadrovike, që ishin prezente dhe e percollën punën tonë. Natyrisht se themelimi i një institucioni të ri ka vështërsitë e veta deri ne funksionalizimin e plotë të tij, aq më tepër kur është fjala për themelimin e një institucioni krejtësisht të ri, pa ndonjë shembull dhe njohuri paraprake në nivel vendi.
Në këtë kontekst, duhet theksuar se Agjencia arriti që të bëjë një sensibilizim të konsiderushëm në opinion për ekzistimin e këtij ligji dhe nevojën e fillimit të zbatimit të tij në praktikë. Kjo, aq më parë që një numër shumë i vogël i zyrtarëve që punojnë në administratë publike, apo organizata private, e mos të flasim për qytetarët, kishin fare pak, apo aspak njohuri për Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Me takimet njohëse, si dhe një pune konstante nëpërmjet mjeteve të informimit, sidomos të institucioneve publike dhe atyre private, arritëm të fillojmë sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes, jo vetëm të institucioneve, por në masë të konsiderueshme të përçojmë mesazhin e mbrojtjes së të dhënave edhe te qytetarët; për të drejtat e tyre në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Agjencia, tani përveç përpilimit të rregulloreve të brendshme, është në fazën e aplikimit te inspektimeve dhe kontrolleve sipas detyrave, obligimeve dhe mandatit  të dhënë nga Ligji 03/L-172. Në këtë drejtim, vërehen rezultatet inkurajuese, por jemi të vetëdishëm se kemi shumë punë para nesh dhe se kerkohet ende shumë për t`u bërë në këtë drejtim.
Të nderuar të pranishëm, kemi arritur që të jemi subjek aktiv në vlersimin dhe dhënjen e mendimeve tona lidhur me ligjet dhe aktet, të cilat vijnë, dhe kan detyrim ligjor, për të marrë opinionin tonë, në rastin kur ato; rregullojnë, trajtojnë apo prekin; në materjen e tyre aspektet e të dhënave personal dhe privatesisë, në procedurat para miratimit final të tyre nga të gjitha organet, deri te aprovimi i tyre nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për të qenë në harmoni me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Një fokus të posaçëm, Agjencia e pati në mënjanimin e të gjeturave të cilat janë vënë re nga Raporti i Progresit të BE-së për Kosovën, në fushën e të dhënave personale në Kosovë. Posaçërisht nga këto shqetësime të ngritura nga raporti i BE-së, vlenë të theksohet se kemi bërë një punë të mirë në mënjanimin e shkeljeve të ndryshme tek operatorët e telefonisë mobile, për evitimin e parregullsive të hasura në këtë sektor.
Po kështu, fokusimet e vëna nga Raporti i Progesit në vitin 2012, në fushën e të dhënave personale në Kosovë, për Agjencinë ishin dhe mbeten prioritet i punës. Në këtë drejtim, kur ishin shfaqur kërkesat për institucionet e vendit për hartimin e kodeve të etikës, Agjencia veç se ishte në fazën e finalizimit të kësaj detyre, ndërkaq, në bashkëpunim me ekspertët e BE-së, kemi nxjerrë edhe udhëzues për mbrojtjen e të dhënave në sektorin e Policisë dhe Prokurorisë, e disa sektorë tjerë. Në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhese të BE-së, në Kosovë, në koordinim me ARC-në dhe Agjencinë Antikorrupsion, kemi marrë pjesë në seminare çertifikuese për rreth 700 zyrtarë në nivel vendi. Seminare senzibilizuese kemi mbajtur edhe me zyrtarët e mbrojtjes së të dhënave personale të nivelit qendror, me studentët e UP-së, dhe sistemin bankar.
Aktivitetet e shënuara me përkushtim në planin e bashkëpunimit ndërkombetar, të protokolleve tona me shumë shtete, duke i dhënë rajonit tonë një “Shengen” në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, jo vetëm Agjencisë, por edhe Kosovës iu dha një imazh dhe besim i lakmueshëm në këtë drejtim.
Me përkushtim, si institucion, jemi duke marrë pjesë aktive në tryeza, debate dhe punëtori të nivelit rajonal dhe evropian lidhur me modernizimin e Ligjit të të Dhënave Personale në nivel evropian, ku Ligji për Mbrojtjen e të Dhenave Personale është duke u ngritur në nivelin e ligjit të ashtuquajtur “ligj i fortë”, pra nga direktiva, në një rregullore të re. Të gjitha këto institucione dhe  këto ligje specifike të kësaj fushe, të nderuara zonja dhe zotërinj, nuk do të ishin në këtë formë dhe në këtë stad zhvillimi, po të mos ishte Konventa 108 e  28 janarit e vitit 1981; (kjo ditë të cilin edhe po e shënojmë sot).
Zhvillimi marramendës i teknologjisë së informimit, telekomunikimit dhe paisjeve inkriptuese, me mundësi marramendëse për ndërhyrje në jetën private të njeriut, si e drejtë fundamentale e të drejtave të njeriut, duke qenë në embrion edhe në parimet bazë të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së (1948) dhe Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (1950), për të drejta të dinjitetshme të njeriut dhe jetën e tij private; Këshilli i Evropës më 28 janar 1981 miratoi Konventën për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë përpunimit automatik të të dhënave.
Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj, duke qenë të përkushtuar, ne, me bashkëpunimin ndërinstitucional, bashkëpunim të pandërprerë me Zyrën Ndërlidhese të BE-së, me institucionet relavante në rajon, me KE, me BE, dhe në nivel ndërkombëtar, do të ecim tutje, pandalshëm në proceset integruese shumë domethënëse për ne, duke sjellë besueshmëri, siguri për të drejtat dhe liritë fundamentale të të gjithë qytetarëve tanë.
Aktivitetet e shumta dhe një numër i madh i punëve të kryera, të nderuar të pranishëm mund të shikohen në faqen zyrtare të Agjencisë.
Tashmë, Rezoluta e Këshillit të Evropës e aprovuar këto ditë, në vigjilie të këtij përvjetori që po e shënojmë ne, si institucion, ka hapur edhe më shumë dyert e bashkëpunimit, veçmas në sferën e drejtësisë, lirive themelore të njeriut dhe sundimit të ligjit, ku edhe Agjencia, si institucion i takon kësaj sfere, dhe dyert tona do të hapen për t`u anëtarësuar me të drejta të plota në mekanizmat e autoriteteve të mbrotjes së të dhënave personale të Keshillit të Evropës.

Prishtinë, 28 Janar 2012
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror
Mr Sc. RUZHDI JASHARI, Phd Kandidat

}