378 - Lajmi Single | Template Website
Trajnim me zyrtarë të institucioneve të Kosovës në nivelin qëndror dhe lokalë

20/03/2020

Më  25 dhe 26 Mars 2013, në ambientet e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi një trajnim me zyrtarë të institucioneve qendrore dhe atyre lokale. Qëllimi i këtij aktiviteti, ishte ofrimi i njohurive në lidhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale për zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale , të cilët janë zbatuesit e drejtpërdrejtë të ligjit si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë dhe ndërlidhja e këtyre zyrtarëve me Agjencinë.Objektivat kryesore të këtij trajnimit ishin: ofrimi i njohurive në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë, obligimet e institucioneve të tyre, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, konkretizimi i mënyrave të ligjshme të përpunimit të të dhënave personale dhe ofrimi i njohurive mbi format e përpunimit të të dhënave personale. Referues në këtë trajnim ishin z, Bekim Demiri Mbikqyrës Shtetëror dhe z, Mentor Hoxhaj zëvendës Mbikqyrës Kryesor Shtetëror. Trajnimi intenziv  zgjati dy ditë  dhe interesimi i zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale nga institucionet qëndrore dhe ato lokale ishte mjaftë i madh.

}