Fjalim i z. Jashari për tryezën me temë “Mbrojtja e të Dhënave Personale me Rastin e Shpërndarjes së Letërdërgesave dhe Faturave nga Institucionet/Organet Publike dhe Private”
20/03/2020
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të administratës publike,
Të nderuar përfaqësues të ndërmarrjeve publike,
Të nderuar musafirë, pjesëmarrës nga vendet e rajonit dhe
Të nderuar të pranishëm të tjerë,
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emrin tim personal dhe në emër të gjithë stafit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale t’ju përshëndes njëherit t’ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj sot në këtë ngjarje.
Me rastin e organizimit të kësaj tryeze tematike marr shkas që të shpreh zotimin tim dhe të të gjithë zyrtarëve të Agjencisë për përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm duke qenë se intenca e pranisë sonë në kët institucion është kryekëput në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të drejta këto që në vete ngërthejnë mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë e individit si të drejta themelore dhe parime universala te të drejtave të njeriut.
Duke qenë të bindur në arritjen e synimeve tona, e që janë mbrojtja e të dhënave perosnale dhe e privatësisë së qytetarëve, ne mëtojmë të arrijmë në destinacionin final duke kontribuar kështu në mënyrë direkte në ngritjen e performancës së përgjithshme të imazhit të vendit tonë në përgjithësi dhe ngritjen e performancës së institucioneve të administratës dhe ndërmarrjeve publike në veçanti.
Pa dyshim se moderinizimi i administratës dhe shërbimeve për qytetarët në përgjithësi është vlerë për një vend, ne po angazhohemi fuqishëm që duke i ngritur mekanizmat institucionalë dhe duke i forcuar kapacitetet administrative brenda tyre, të kontribuojmë kështu në përafrimin e standardeve vendore me ato të Bashkimit Evropian.
Duke qenë se synim i vendit tonë është anëtarësimi në strukturat e BE-së dhe ato veriatlantike, ne me vetëdije të plotë jemi në kryerje të obligimeve tona si shtet në përgjithësi dhe si Agjenci në veçanti duke dhënë kontributin tonë maksimal drejt këtij synimi.
Rrugëtimi i vendit tonë deri në destinacionin final, anëtarësimi në BE, kërkon përkushtim të vazhdueshëm që ngërthejnë në vete reforma dhe procese nganjëherë edhe të dhimshme për shoqërinë dhe institucionet e shtetit.
Mbrojtja e lirive dhe e të dhënave personale e privatësisë së qytetarëve paraqet vlerën më sublime të të gjitha qytetërimeve, andaj ne si institucion kemi ndërmarrë të gjitha veprimet konform legjislacionit në fuqi me tendencë të vazhdueshme për përmirësimin dhe ndërmarrjen e veprimeve të vazhdueshme si kujdestarë të përhershëm të qytetarëve të vendit në këtë drejtim.
Mbrojtja e të dhënave personale trajtohet në mënyre specifike në direktivën europiane 95/46 te KE-se dhe BE-se, andaj ne si vend aspirues drejt këtyre organizmave jemi në vazhdimësi të implementimit të legjilacionit tonë në ngritjen e mekanizmave institucional në shërbim të zbatimit të këtyre normave si ambrellë mbrojtëse e individit në funksion të mbrojtjes së të dhënave perosnale dhe privatësisë.
Ndihem i privilegjuar që e udhëheq këtë institucion me rëndësi dhe peshë të veçantë që për fokus kryesor ka ruajtjen e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të vendit, andaj shfrytëzoj rastin që edhe një herë ti drejtohem këtij auditoriumi, të nderuar që të gjithë me vetëdije maksimale të zbatojmë politikat e institucioneve përkatëse, duke pasur parasysh gjithmonë që e dhëna personale dhe privatësia e individit është parim fundamental i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe një e drejtë e tillë nuk guxon në asnjë formë të bie ndesh me veprimet tona në terren.
Duke mos dashur që ta zgjas më shumë dhe duke ua lënë radhën edhe referuesve të tjerë, më lejoni që edhe një herë t’ju falenderoj për prezencën tuaj sot këtu, në mënyrë që bashkërisht të ndajmë përvojat dhe shkëmbejmë mendimet tona në këtë drejtim duke nxjerrë përfundime në fund të punimeve të kësaj tryeze që për fokus ka rregullat dhe ligjshmërinë e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, me rastin e dërgimit dhe shërbimit nga institucionet dhe ndërmarrjet e ndryshme shërbyese, të letërdergesave, faturave të ujit, të energjisë elektrike, dhe letërdërgesave tjera të ngjashme të konsumatorët.
Ju falemderit për vëmendje!