357 - Lajmi Single | Template Website
ASHMDHP, së Bashku me MASHT dhe IKAP, Organizaon Trajnim rreth Mbrojtjes së të Dhënave Personale

19/03/2020

Prishtinë, 02 tetor 2013

Në saje të bashkëpunimit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me subjektet kontrolluese nga sektori publik, kësaj radhe, në bashkëveprim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Institutin Kosovar për Administratë Publike, Agjencia, e përfaqësuar nga titullari i saj z. Ruzhdi Jashari, mbajti një trajnim dyditor me përfaqësues të institucioneve të arsimit.

Gjatë prezentimit të tij, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror i ASHMDHP-së, bëri një prezantim para të pranishëmve, përmes të cilit njoftoi të përfaqësuesit e institucioneve të arsimit rreth detyrave dhe përgjegjësive të Agjencisë, rreth obligimeve të kontrollorëve, rreth të dhënave personale dhe legjitimitetit të përpunimit të tyre, formave të përpunimit të të dhënave personale, e kështu me radhë.

Të pranishmit, mes tjerash, patën rastin të marrin informata rreth historikut të autoritetit të vetëm për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë, pastaj rreth parimeve të përpunimit të të dhënave, fushëveprimit, detyrave të Agjencisë, për të vazhduar pastaj me veprimtarinë konkrete, siç është inspektimi dhe kontrolli, përgjegjësitë e mbikëqyrësve, të drejtat e subjektit të të dhënave, etj.

}