346 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shënon Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave.

19/03/2020

Edhe këtë vit, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi konferencë me rastin e shënimit të 28 Janarit - Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave. Data 28  janar korrespondon me përvjetorin e  nënshkrimit të Konventës 108 të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale, e cila ka qenë për më shumë se 30 vjet një gurë themeli për mbrojtjen e të dhënave në Evropë dhe më gjerë.

Me një fjalim hyrës, duke folur mbi rolin e Agjencisë në mbrojtjen e të dhënave z. Ruzhdi Jashari përshëndeti të pranishmit, njëkohësisht i falenderoi për pjesmarrjen në këtë ngjarje.
Fjalë rasti iu dha edhe Shkëlqësisë së Tij z.Jan Braathu/Ambasador i Norvegjisë; z. Christof Stock/Shef i Bashkëpunimit/EEAS/EU, si dhe z. Ahmet Isufi, Kryetar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës.
Një pjesë e mirë e organizimit iu rezervua panelistëve, të cilët prezantuan punime në lidhje me çështjet e mbrojtjes së privatësisë dhe të të dhënave personale.
Hapjen e diskutimit të panelistëve e bëri z. Mentor Hoxhaj, Zv. Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror/ASHMDHP, me temën: Privatësia dhe Aplikacionet në Telefonat e Mençur.
Roli i Shoqërisë Civile në Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Privatësisë ishte prezentimi i dytë nga znj. Sofije Kryeziu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë;
Z. Tanzer Abazi/DARTS shpalosi një material shumë praktik me karakter udhëzues rreth përdorimit të sigurtë të Internetit, e sidomos të postës elektronike të titulluar Si ta Ruajmë Privatësinë, si dhe Z. Andras Jori / Ekspert i Mbrojtjes së të Dhënave mbajti një fjalim të ndërlidhur me temën e konferencës.
Karakteristikë e këtij viti në shënimin e kësaj dite ishte përmbyllja e projektit ‘’Privatësia Ime’’, të organzuar nga ASHMDHP dhe Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë. Projekti ishte i një rëndësie të veçantë sa i përket sensibilizimit të opinionit lidhur me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale.  Me përzgjedhjen e dhjetë komunave, gjegjësisht dhjetë shkollave, përzgjedhja fillimisht u është bërë nxënësve në nivel lokal, pastaj të gjashtë fituesit, tre në fushën e letërsisë dhe tre në fushën e artit figurativ, bëheshin automatikisht konkurent në nivel qendror. 
Sot, më 28 janar, në Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave me përfundimin e suksesshëm të këtij projekti, u bënë të ditur dhe emrat e gjashtë fituesve në nivel qendëror, si më poshtë:
Nxënësit fitues në ese:
1.    Agnesa Trolli, kl.XII-6, Gjimnazi “Gjon Buzuku, Prizren;
2.    Maja Stojanović , Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Partesh.
3.Valmirë Gllareva, Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, Drenas;
Nxënësit fitues në pikturë:
1.    Arbnora Skuroshi, Gjimnazi “Frang Bardhi”, Mitrovicë;
2.    Viona Hetemi, kl.XII-3, Gjimnazi “Bedri Pejani”, Pejë;
3.    Arbnor Karaliti, kl.XII-14, Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, Ferizaj.
Agjencia, përmes kompanisë ‘Deloit’ siguroi shpërblime nga produktet ‘Galaxy’ (mini tablet, certifikatë, komplet librash etj, për secilin nga gjashtë vendet e para).
Në përmbyllje të këtij organizimi, z. Jashari i dhuroi një mirënjohje Shkëlqësisë së Tij z. Jan Braathu/Ambasador i Norvegjisë, dhe një falenderim të veçantë ia dedikoi përfaqësuesve të  shkollave të cilët kishin dhënë kontribut të pashembullt në realizimin e projektit sensibilizues ‘’Privatësia Ime’’.
Dhe krejt në fund z. Jashari falenderoi pjesmarrësit në këtë organizim, duke i uruar suksese i ftoi në bashkëpunim të mëtejmë në çështjen e mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë.
Konferenca përfundoi me një koktej të pasur për mysafirët në hollin e sallës ‘Dyar’ të Hotelit Swiss Diamond.

}