321 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Bëri Përmbylljen e Suksesshme të Javës së Privatësisë

19/03/2020

Që nga fundi i vitit të kaluar Agjencia kishte filluar aktivitetin me ligjërimet nëpër shkollat e mesme të njëzetë komunave të Kosovës që njëherit shënonin edhe fillimin e fushatës vetëdijesuese ‘’Privatësia në Epokën Dixhitale’’. Pas përmbylljes së punës sensibilizuese, Agjencia organizoi Javën e Privatësisë, në kuadër të së cilës u organizua një Tryezë e Rrumbullakët me temën ‘Balancimi i Mbrojtjes së të Dhënave dhe Lirisë së Informimit’; e cila, një ditë më vonë u pasua me Konferencën Rajonale ‘Privatësia në Epokën Dixhitale’, për ta mbyllur me shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë.

Tryeza e Rrumbullakët mblodhi panelistë nga Komisioni i Pavarur i Mediumeve, Këshilli i Mediumeve të Shkruara të Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra për Politika dhe Avokim, BIRN, Avokati i Popullit, Lëvizja FOL, Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, etj.
Konferenca Rajonale ‘’Privatësia në Epokën Dixhitale’’ e mbajtur më 27 janar 2015, u  hap nga Shkëlqësia e Tij z. Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili përgëzoi Agjencinë për një organizim të këtyre përmasave dhe foli për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në Kosovë, si dhe për kornizën legjislative që fuqizon këtë fushë. Mbikëqyrësi Kryesor Shtetërore z. Ruzhdi Jashari me një fjalim përshëndetës falënderoi të gjithë të pranishmit, në veçanti homologët e tij nga shtetet e rajonit e më gjerë, përfaqësuesit nga Bashkimi Evropian, Japonia, Norvegjia, si dhe përfaqësuesit e Facebookut, Google, Microsoft, Deloitte, Hewlett Packard, etj.
Panelistët të cilët ishin pjesë e këtij organizimi paraqiten gjendjen faktike të vendeve të tyre rreth çështjes së mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë, pjesë e cila ishte shumë e rëndësishme dhe në interes jo vetëm për Agjencinë por edhe për të gjithë të pranishmit, të cilit ishin për më shumë se 200 të ftuar. Pjesë të panelit, përveç të emrave të lartcekur po ashtu ishin përfaqësues vendorë nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, Policia e Kosovës, Universiteti i Prishtinës, Kolegji UBT, Iliria, përfaqësues nga operatori Vala, Darts, etj, prezantimet e tyre në një formë ose tjeter kishin të bënin me mbrojtjen e të dhënave dhe përdorimi i teknologjisë në kohën moderne të dixhitalizuar.
Në mbyllje të Javës së Privatësisë, ku njëkohësisht u shënua dhe ‘’Dita Ndërkombëtare e Privatësisë’’,  u mbajt një seancë e prezantimeve nga përfaqësuesja e Facebook-ut znj. Gabriela Cseh, përfaqësuesi Bullgar z. Veselin Teselkov, ai nga Mali i Zi z. Muhamet Gjoka, si dhe z. Tanzer Abazi nga Darts. Si pjesë e dytë e konferencës ishte prezantimi i punimeve të nxënësve të shkollave pjesmarrëse në këtë projekt, ku njëkohësisht u bënë edhe vlersimet e punës simuluese që bënë hakerët etikë në zbulimin e brishtësive të web faqeve të caktuara. Ekipet e nxënësve që kishin zhvilluar fushatë vetëdijesuese me moshatarët e tyre, u shpërblyen me bursa studimi, teknologji informative, libra, trajnime, e kështu me radhë.
Organizatorët e këtij projekti falënderuan të gjithë pjesëmarrësit e aktiviteteve të Javën së Privatësisë për kontributin e tyre në këtë projekt, duke shpresuar për bashkëpunim të mëtejmë edhe për projekte tjera. 

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}