320 - Lajmi Single | Template Website
Agjencia Bashkërendon Veprimet me OSBE-në për Çështje Legjislative

19/03/2020

Prishtinë, 5 shkurt 2015

Në një takim, në zyrën e tij në selinë e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror, z. Jashari, takoi z. peter Welling, Shefin e Sketorit të Kuvendit Qendror dhe Institucioneve të Pavarura nga Departamenti për Demokratizim i OSBE-së.
Fillimisht, z. Jashari e njoftoi z. Welling lidhur me aktivitetet e fundit që lidhen me javën e Privatësisë të organizuar nga Agjencia, si dhe rreth hapave të ndërmarrë nga viti i kaluar rreth amandamentimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në kuadër të diskutimit, z. Welling shpalosi një projekt që po përgatitet nga zyra e tij për organizimin e një vizite studimore në autoritetin slloven gjatë muajit prill 2015.
Qëllim i kësaj vizite studimore dyditore do të jetë marrja e praktikave më të mira sllovene rreth fuzionimit të mandatit nga Ligji për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Me këtë rast, përveç autoritetit slloven, është planifikuar të vizitohet edhe Parlamenti i Sllovenisë, ku nga institucionet e Kosovës do të jenë 2 pjesëmarrës nga Zyra për Informim e Zyrës së Kryeministrit; 1 përfaqësues nga Zyra Ligjore e Zyrës së kryministrit; 2 përfaqësues nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; dhe 2 kryesuesit e komisioneve për punë të brendshme dhe për administratë publike nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}