Mbikëqyrës të Agjencisë Morën Pjesë në Diskutimet e Tryezës me Temën ‘’Dita e Internetit të Sigurtë’’
19/03/2020
Prishtinë, 10 shkurt 2015
Takimi i organizuar nga “Qendra për Arsim e Kosovës” KEC në bashkëpunim me disa nga institucionet tjera që janë në bashkëveprim me njëra-tjetrën, paraqiten para të pranishëmve informacione mjaft të rëndësishme sa i përket përdorimit të sigurt të Internetit, gjegjësisht rreth temës ‘’Siguria e Fëmijëve në Internet.
Në radhët e përfaqësuesve të ‘’Qendrës për Stutime të Avancuara-FIT, Ministrisë së Arsimit Shkences dhe Teknologjisë, Policia e Kosovës, pjesë e rëndësishme e këtij organizimi ishte edhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku si i ftuar nderi, Mbikëqyrësi Kryesor z. Ruzhdi Jashari, me një fjalim mbi ‘’Privatësinë dhe Përdorimin e Internetit nga Fëmijët’’ falenderoj organizatorët dhe të gjithë ata që në një mënyrë punojnë rreth mbrojtjes së fëmijëve nga pasojat e keqpërdorimit të Internetit.
Pjesë e panelit ishte edhe mbikqyrësi shtetëror z. Mentor Hoxhaj, ku foli rreth rrezikshmërisë së përdorimit të Internetit. Më pastaj z. Hoxhaj para të pranishmëve prezantoi rezultatin e hulumtimit të bërë nga Agjencia me nxënësit gjatë projektit ‘’Privatësia në Epoken Dixhitale’’ nga i cili rezultoi që mëse 98% të të rinjve në Kosovë janë përdorues të Internetit, pajisja që më së shumti përdoret për qasje në Internet janë të ashtu quajturit ‘telefonat e mençur’, dhe të tjera të cilat rezultate na shtyjnë të punojmë dhe të bëjmë organizime të tilla sa me të shumta rreth mbrojtjes së të rinjve nga pasojat e përdorimit të internetit.
Në konferencë ndër të tjera u tha se, më shumë se 76 për qind e fëmijëve në vendin tonë kanë qasje të pakontrolluar në internet, ku përveç informimit kanë qasje edhe në përmbajtje të papërshtatshme për ta. Përfaqësuesja nga zyra e BE-së në Prishtinës, znj. Gaby Hagmuller, tha se fëmijët, përveç që e shfrytëzojnë internetin për t’u informuar, ata kanë qasje edhe në përmbajtje të papërshtatshme për ta. Përfaqësuesi nga ZKM, z. Habit Hajredini theksoi se Kosova është ndër vendet në rajon që më së shumti ka qasje të fëmijëve në internet. Kushtrim Bajrami nga “Qendra për Arsim e Kosovës” KEC, ka thënë se është hartuar një plan strategjik i cili parasheh disa objektiva për mbrojtjen e fëmijëve nga përdorimi i pakontrolluar i internetit.
Si përfundim, në konferencë u thanë disa objektiva të planit strategjik për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet, po ashtu u dhanë disa rekomandime nga të pranishmit së bashku me panelistët që vëmendje kryesore duhet t’u kushtohet institucioneve arsimore, si nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit, gjatë përdorimit të internetit dhe mbrojtjes së fëmijeve nga pasojat e tij.
Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ