318 - Lajmi Single | Template Website
PËRFAQËSIM DINJITOZ I AGJENCISË NË PUNËTORINË E SHKUPIT

19/03/2020

Shkup, 26 shkurt 2015

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtoratit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Maqedonisë, më 24 dhe 25 shkurt 2015 u organizua punëtori rreth mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të huaj, duke përfshirë azilkërkuesit.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte përmirësimi i njohurive mbi Sistemin e Përbashkët Evropian të Azilit dhe njëkohësisht rritja e vetëdijesimit rreth kërkesave të lidhura me mbrojtjen e të dhënave.
Për të përfituar nga ekspertiza e përfaqësuesve të shteteve evropiane, ishin ftuar përfaqësues të sektorit të sigurisë së shteteve të rajonit, si: Shqipëria, Kosova, Turqia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Serbia.
Përveç axhendës së ditës së parë, gjatë së cilës u paraqitën me prezentimet e tyr ekspertë nga Belgjika, Polonia, Austria, Gjermania, Çekia e Bullgaria, në ditën e dytë ishin paraparë prezentime nga përfaqësuesit e shteteve të rajonit, ku Kosova u përfaqësua nga tri institucione: Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës.
Një prezentim shumë dinjitoz mbi mbrojtjen e të dhënave personale të të huajve në Republikën e Kosovës u adresua para të pranishëmve nga z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit të regjistrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, i cili shpalosi linjëveprimin e përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale të të huajve nga institucionet e sigurisë, respektivisht nga Policia, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia, duke potencuar rolin e secilit institucion brenda zinxhirit të përpunimit të të dhënave të kësaj kategorie.

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}