Me Kërkesë të Agjencisë, Gjykata Themelore Gjobitë KEDS për Neglizhencë në Sigurinë e Përpunimit të të Dhënave
19/03/2020
Prishtinë, 02 mars 2015
Me vendim të Gjykatës Themelore, Kompania Kosovare për Distribuimin dhe Furnizimin me Energji Elektrike – KEDS, është gjobitur me €9000 për neglizhimin e marrjes së masave ligjore për siguri gjatë përpunimit të të dhënave të qytetarëve, të rekomanduar nga ASHMDHP.
Pas disa opinionieve të Agjencisë të karakterit këshilldhënës për KEDS, e cila po vazhdonte shpërndarjen e faturave të konsumatorëve të energjisë elektrike pa aplikuar mbylljen e faturave në zarf, përmes të cilëve do të përmbushej kriteri i sigurisë së të dhënave të qytetarëve, ASHMDHP është detyruar që, sipas dispozitave ligjore, t’ia kalojë rastin gjykatës kompetente për shkak të lejimit nga pala – KEDS për qasje të paautorizuar në leximin e të dhënave personale, pasi faturat e energjisë elektrike, të cilat përmbajnë të dhëna personale kanë dërguar (shpërndarë) konsumatorëve pa i mbyllur në zarfa, duke i lënë faturat kudo në hapësirat e banimit, me çka u është mundësuar palëve treta qasje e paautorizuar në faturat e energjisë elektrike, veprim ky, i cili bie ndesh me kërkesat e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Vlen të theksohet se Agjencia, deri më tani ka qenë e përqendruar që shkelësit e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ti vetëdijesojë përmes aplikimit të masave të buta – adresimit të rekomandimeve këshilluese, megjithëkëtë ankesat e vazhdueshme të qytetarëve për shkleje të privatësisë përmes ekspozimit të të dhënave të tyre edhe ndaj palëve të treta në mungesë të marrjes së masave për sigurimin e të dhënave të përpunuara nga konstrolluesi, në këtë rast KEDS, ka përfunduar në instancën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila, përmes një aktvendimi, ka vendosur ta gjobisë KEDS-in me €9000 për mosrespektim të dispozitave ligjore të lartcekura.
Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ