316 - Lajmi Single | Template Website
ASHMDHP Anëtarësohet në Grupin e Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave të Evropës Qendrore dhe Lindore

19/03/2020

Prishtinë, 30 prill 2015

Nën kryesimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Informacionit të Republikës së Shqipërisë, më 29 dhe 30 prill 2015, në Hotelin Adriatik të Durrësit, u mbajt takimi i 17-të i autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Punimet e këtij takimi i zhvilluan duke qenë të përqendruara në temën ‘Privatësia dhe Teknologjia: Sfidat dhe Mundësitë’.
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u përfaqësua në këtë takim për herë të parë mori pjesë delegacioni tre anëtarësh i ASHMDHP, (R. Jashari, R. Qehaja, Shpend Reçica), i kryesuar nga Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror, Ruzhdi Jashari. Me këtë rast, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror i Agjencisë, para të pranishëmve, bëri një prezentim gjithëpërfshirës rreth autoritetit të Kosovës për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kërkesa e Agjencisë për t’u bërë pjesë e përhershme e këtij forumi ishte deponuar kohë më parë, kështu që anëtarët e këtij grupi autoritetesh, të kryesuar këtë vit nga autoriteti i Shqipërisë, votuan me shumicë të theksuar, pro anëtarësimit të autoritetit të Kosovës.
Anëtarësimi i Agjencisë në këtë forum do t’i mundësojë ASHMDHP-së të përfitojë nga përvoja e vendeve të regjionit për të shtrirë më gjerësisht vetëdijesimin e qytetarëve në mbrojtjen e privatësisë së tyre si dhe ngritjen e njohurive në përmbushjen e obligimeve në mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë konform legjislacionit ndërkombëtar në praktikat më të mira në mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë.
Në seancën e mbyllur të këtij forumi u morr vendimi që takimi i 18-të vitin e ardhshëm të mbahet në Bosnjë i kryesuar nga autoriteti vendës.

}