Agjencia Mbajti Punëtorinë e Radhës me Zyrtarët Mbrojtës të Komunës së Gjilanit
19/03/2020
29 maj 2015
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari, Drejtori i Departamentit Ligjor z. Valon Kryeziu sot ishin në punëtorinë e organizuar nga OSBE në Komunën e Gjilanit.
Gjatë Punëtorisë së organizuar në Gjilan nga OSBE në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u konstatua se Ligji për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë nevojë të pakontestueshme për balansim në mes vete.
Znj. Nensi Jasharaj nga Departamenti për Demokratizim i OSBE-së, bëri hapjen e punëtorisë duke theksuar qëllimin e këtij takimi si rezultat i mungesës së njohurive përkatëse të zyrtarëve rreth ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave personale dhe publikimin e tyre, ka shtyrë OSBE-në që të organizojë këtë punëtori në disa komuna të Kosovës për të shpërndarë sa më shumë informacione bazike rreth kësaj çështjeje.
Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari bëri një prezantim përmbledhës rreth rolit të Agjencisë në këtë drejtim. Ndërsa z. Valon Kryeziu bëri një interpretim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, rreth balancimit të tij me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike. Pikat të të cilat bien ndesh me njëra tjetrën, ku në bashkëpunim me pjesëmarrësit diskutuan balansimin e këtyre dy ligjeve.
Përgjatë këtij takimi z. Ulrich Biffar, Drejtori i Qendrës së OSBE-s në Gjilan, me një fjalim përshëndetës theksoi rëdësinë e temës së takimit, falenderoi Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe të pranishmit i siguroi që janë duke bërë një punë mjaft të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme. Në fund adresoi një porosi për të menduar mirë para së të bëhen postime nga privatësia në Internet.