311 - Lajmi Single | Template Website
Shënohet 4 Vjetori i Themelimit të Agjencisë

19/03/2020

Prishtinë, 30 qershor 2015

Në një bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së në Prishtinë të realizuar përmes Projektit IPA, sipas traditës tashmë të krijuar që nga themelimi i saj, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shënoi 4 vjetorin e themelimit të saj.
Organizimi i këtij përvjetori u karakterizua me një konferencë të shkurtë, ku me fjalimet e tyre, përveç nikoqirit z. Ruzhdi Jashari, i cili shpalosi para publikut të arriturat e deritanishme të këtij autoriteti, si dhe sfidat që e presin atë në të ardhmen, para foltores u paraqitën edhe figura publike ndërkombëtare dhe vendore, si z. Christof Stock nga Zyra e BE-së, pastaj zv. Ministri për Integrime Evropiane z. Ramadan Ilazi, Deputeti z. Nuredin Ibishi, e të tjerë.
Në kuadër të kësaj konference, u ndanë mirënjohje për pesë zyrtarët mbrojtës më të përkushtuar gjatë këtij viti, të cilët përfaqësojnë institucione publike dhe private. Veç kësaj, Agjencia, këtë viti ndau çmimin ‘Zyrtari i Vitit’, duke e shpërblyer me një plaketë zyrtaren e Agjencisë znj. Medlinë Ademaj në vlerësim të përkushtimit të shquar në punë.
Pas pjesës së fjalimeve të moderuar nga znj. Valmirë Sahiti, për mysafirët e ftuar, në terracën e katit të tetë të Hotelit ‘Sirius’ u shtrua një koktej i shoqëruar nga tingujt e pianos dhe violinës të ekzekutuar nga dy muzicientë nga Shkolla e Muzikës dhe Artit ‘Misbah & Friends’.
Për dallim nga përvjetorët tjerë, Agjencia, në saje të manifestimeve të këtij përvjetori, organizon edhe një aktivitet fushor ditën e enjte (02 korrik 2015) nga ora 09:00 deri 11:30, në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ku punonjësit e Agjencisë do të komunikojnë me kalimtarët e rastit, të cilëve do t’u shpërndahen materiale promovuese të Agjencisë, si dhe do të shpërndahet një pyetësor me qëllim të hulumtimit të opinionit publik lidhur me njohuritë e tyre rreth fushëveprimtarisë së Agjencisë dhe të drejtave të qytetarëve mbi privatësinë.

Divizioni për Marrëdhënie me Publikun
DRMJ

}