Vizita studimore në Bullgari lidhur me ngritjen e kapaciteteve njerëzore
19/03/2020
19, qershor 2015
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të udhëhequr nga Zv. Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Bekim Demiri, morën pjesë në vizitën studimore në Sofje.
Vizita Studimore është mbështetur financiarisht nga Projekti IPA/BE në bashkëpunim me Human Dynamics dhe nga autoriteti homolog Bullgar.
Delegacioni i ASHMDHP-së u mirëprit nga Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me që rast u prezantua organizimi i autoritetit Bullgar, si dhe disa raste të cilat janë trajtuar. Ditën në vazhdim është vizituar Gjykatën Kushtetuese të Bullgarisë dhe Alpha Bank , ku në të gjitha takimet u diskutua rreth mbrojtjes së të dhënave personale, menaxhimi i të dhënave personale në sektor të veqantë dhe transferimi i tyre, duke përfshirë edhe rastet e veqanta në ruajtjen e të dhënave Personale.
Në ditën e fundit të kësaj vizite studimore delegacioni nga Agjencia u prit në një takim edhe nga ambasadori i Kosovës në Bullgari z. Shpend Kallaba të cilin e njoftuan për bashkëpunimin bilateral me autoritetin Bullgar si dhe funksionin e Agjencisë në rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.