306 - Lajmi Single | Template Website
Ndërmarrja ‘Marketing Online–KS’ Gjobitet për Marketing të Drejtpërdrejtë

19/03/2020

Prishtinë, 13 gusht 2015

Përmes një procedure kundërvajtëse pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, të ushtruar nga Mbikëqyrësi Shtetëror z. Mentor Hoxhaj, për shkak të shkeljeve të gjetura me rastin e inspektimit në Ndërmarrjen ‘Marketing Online – KS’, e njëjta është gjobitur me €5000.
Masa e shqiptuar tashmë ka formën e prerë, meqë pala e gjobitur nuk ka bërë ankesë ndaj aktvendimit të gjykatës për veprimtarinë e zhvilluar gjatë periudhës së fushatës elektorale maj – qershor 2014, me ç’rast ishin dërguar shumë SMS qytetarëve me thirrjen për të votuar kandidatë për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të subjekteve të caktuara politike.
Kjo ndërmarrje kishte shfrytëzuar marrëveshjen e lidhur me Operatorin IPKO dhe kontratën me PTK/VALA, përmes së cilave kishte kryer kundërvajtje sipas nenit 59, paragrafët 1 dhe 2, dhe është ndëshkuar sipas nenit 82, paragrafi 1 i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 03/L-172.
Inspektimi nga Agjencia ishte bërë pas disa ankesave të pranuara për SMS-të dërguara pa pëlqim paraprak të qytetarëve (subjekteve të të dhënave).
Ndërmarrja e lartpërmendur nuk është e vetmja që është gjobitur nga gjykata kompetente për paditë e ushtruara nga mbikëqyrësit shtetërorë të autoritetit për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Kosovës.

}