Agjencia Mbajti Seminarin Dy Ditor për rreth 50 Zyrtarë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
19/03/2020
Prishtinë, 28 gusht 2015
Me mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë, respektivisht Projektit ‘IPA’, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi një seminar për dy ditë radhazi me rreth 50 zyrtarë mbrojtës të institucioneve publike dhe private.
Hapjen e punimeve të këtij seminari dhe kryesimin e diskutimeve e bëri z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë, ndërsa ligjeruese në cilësinë e ekspertes së jashtme në temat mbi rolin dhe përgjegjësitë e zyrtarit mbrojtës ishte znj. Rosana Lemut-Strle, ish Zëvendës Komisionerja për Informim e autoritetit homolog slloven.
Programi i seminarit të karakterit trajnues ishte ndarë në dy ditë. Në ditën e parë morën pjesë 26 zyrtarë mbrojtës kryesisht nga institucionet publike, ndërsa në ditën e dytë ishin 22 zyrtarë, krysisht nga sektori publik, respektivisht nga institucionet bankare.
Përveç ligjeratave me tema të përzgjedhura enkas për t’i zbërthyer detyrat specifike të zyrtarëve mbrojtës brenda institucioneve ku punojnë dhe në raport me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pyetjet e shpeshta dhe diskutimet e ndjekësve të këtij seminari i dhanë qasje ndërvepruese punimeve.
Në fund, z. Arifi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen si dhe Zyrën e BE-së për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Agjencisë në ngritjen e kapaciteteve të brendshme dhe të jashtme, duke u premtuar zyrtarëve mbrojtës që autoriteti që përfaqëson ai çmon lart rolin e secilit prej tyre, andaj edhe do të investojë në zhvillimin e kapaciteteve të tyre në vazhdimësi, në mënyrë që përmes tyre, Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të jetë drejtpërdrejt i zbatueshëm brenda institucioneve ku ata punojnë.