Trajnim mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Sektorin e Arsimit
19/03/2020
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në saje të trajnimeve të planifikuara për këtë periudhë bashkë me Projektin IPA të BE-së, ka vazhduar ditën e dytë të trajnimit me temën rreth mbrojtjes së të dhënave në fushën e arsimit.
Në këtë trajnim njëditor të udhëhequr nga Mbikqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari, kanë marrë pjesë përfaqësues të Minstrisë së Arsimit dhe ata të universiteve shtetërore e private.
Gjatë diskutimit u sollën përfundime se insitucionet e arsimit të lartë nuk respektojnë sa duhet privatësinë e studentëve. Publikimi i të dhënave nga ana e institucioneve arsimore, sipas përfaqësuesve të tyre, bëhët në emër të trasparencës. Kjo gjë, siç theksoi z. Bekim Demiri zv. Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror, që po aplikohet në emër të transparencës, jo vetem në institucionet arsimore por edhe në të tjera, përbëjnë shkelje të privatësisë dhe keqpërdorim të të dhënave personale.
Pjesë e panelit ishte edhe z. Urmas Kukk, ekspert në kuadër të projektit të BE-së ‘Mbështetje për Institucionet e Kosovës në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale’, i cili, duke folur rreth mbrojtjes së të dhënave nga sketori i arsimit, ka shpalosur përvojat e shtetit të tij.
‘Nëse themi se fëmijët janë nën kujdesin e prindërve të tyre, jo domosdoshmërisht janë edhe të mbrojtur, ngase sipas statistikave të përgjithshme në botë thuhet se Shumica e abuzimeve ndaj fëmijëve vijnë nga familja apo rrethi i afërt familjar, dhe me pak nga të huajt’, theksoi z. Urmas Kukk.
I pranishëm në këtë punëtori ishte edhe z. Azem Guri, këshilltar në kabinetin e Ministrit të Arsimit, Shkenës e Teknologjisë, i cili, para të pranishëmve dha një pasqyrë të gjendjes aktuale në sektorin e arsimit në Kosovë.
Ky cikël i trajnimeve do të përmbyllet të enjten, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të zyrave ligjore nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.