292 - Lajmi Single | Template Website
Promovohet Udhëzuesi rreth Kritereve të Vëzhgimit me Kamera

18/03/2020

Në bashkëveprim me MASHT, Agjencia promovoi udhëzuesin e parë rreth kritereve të vëzhgimit me kamera për të gjitha nivelet e institucioneve arsimore

Prishtinë / 23 nëntor 2015

Me rastin e promovimit të Udhëzuesit rreth Kritereve të Vëzhgimit me Kamera në Institucionet Arsimore, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe me mbështetjen e OSBE-së, sot organizoi konferencë për shtyp me përfaqësuesit e mediumeve elektronike dhe të shkruara.
Gjatë kësaj konference, fjalë rasti adresoi Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Ruzhdi Jashari, i cili, përveç mirënjohjes që shprehu për të gjithë ata që kishin kontribuar në hartimin e këtij udhëzuesi, theksoi shpresën e tij që ky udhëzues të shërbejë që sistemi i vëzhgimit me kamera të aplikohet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Fjalë rasti në kuadër të këtij promovimi pati edhe z. Azem Guri, këshilltar politik i Ministrit të Arsimit, i cili, veç tjerash shprehu gatishmërinë e Ministrit Bajrami për të mbështetur edhe në të ardhmen projektet e Agjencisë që janë të ndërlidhura në fushën e arsimit.
Për t’i informuar më hollësisht të pranishmit rreth idesë, procesit të zhvillimit të këtij projekti deri te publikimi i tij, në cilësinë e moderatorit të kësaj konference dhe bartësit të këtij projekti, foli z. Jeton Arifi, Drejtor për Marrëdhënie me Jashtë në ASHMDHP. Për më tepër, ai vlerësoi që pas shpërndarjes së këtij udhëzuesi nëpër institucionet parashkollore, shkollore të të gjitha niveleve, si dhe në ato të arsimit të lartë, do të bie numri i ankesave për shkelje të privatësisë, i cili po paraqitet si rrjedhojë e aplikimit pa kritere të vëzhgimit me kamera të sigurisë.

}