291 - Lajmi Single | Template Website
Shpërndahet Doracaku për Zyrtarët Komunalë

18/03/2020

Në një takim të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, zv. Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Bekim Demiri shpërndau doracakun mbi mbrojtjen e të dhënave personale dedikuar zyrtarëve komunalë për integrime evropiane

Prishtinë, 23 nëntor 2015

Nën organizimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ku të ftuar ishin zyrtarët komunalë për integrime evropiane dhe organizata joqeveritare regjionale, në ambientet e ndërtesës së qeverisë u mbajt një takim i karakterit informues, ku, nga Agjencia, të pranishëm ishin: zv. Mbikëqyrësi kryesor Shtetëror z. Bekim Demiri dhe Mbikëqyrësi Shtetëror z. Aleksandar Spasić.
Me këtë rast, z. Demiri, pas shpërndarjes së doracakut të parë të këtij lloji rreth mbrojtjes së të dhënave personale për zyrtarët komunalë, adresoi një fjalim para të pranishëmve, duke theksuar se ky dokument do t’u shërbejë zyrtarëve komunalë si udhëzues në procesin e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, duke mos e kufizuar, në të njëjtën kohë, të drejtën e tyre për qasje në dokumente publike, të cilat nuk përmbajnë informata të natyrës personale.
Doracaku është publikuar në dy gjuhët zyrtare dhe përmbanë pesë opinione të nxjerra nga Këshilli i Agjencisë, të cilat adresojnë çështje të ngritura nga palë të ndryshme rreth privatësisë dhe qasjes në dokumente publike.

}