505 - Lajmi Single | Template Website
Komisionerja Hapë Dyert e Agjencisë për Qytetarët

22/06/2021

Me marrjen e detyrës së re në krye të Agjencisë, komisionerja dha porosi të qarta se liria e informimit dhe e drejta në privatësi do të jenë të garantuara për qytetarët

Gjatë takimit të saj në një atmosferë të ngrohtë me të punësuarit në agjenci, Komisionerja znj. Krenare Sogojeva Dermaku shpalosi vizionin e saj për fuqizimin e shpejtë të këtij autoriteti, në mënyrë që dyert e saj të qëndrojnë të hapura në çdo kohë për qytetarët e vendit.

Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, z. Bujar Sadiku e njoftoi komisioneren me personelin ekzistues të këtij institucioni, duke e informuar atë me rrjedhën e zhvillimeve, nëpër të cilat ka kaluar kjo agjenci gjatë pesë viteve të fundit, gjersa kishte mbetur pa titullar.

Mes tjerash, komisionerja u informua edhe me proceset e ngutshme që e presin agjencinë për funksionalizimin e plotë të saj, të cilat lidhen kryesisht me fuqizimin e legjislacionit sekondar dhe rekrutimin e kuadrove të reja shumë të nevojshme për të.

Vlen të theksohet se përmbyllja e procesit të stërzgjatur për përzgjedhjen e komisioneres është shumë domethënës për fuqizimin e agjencisë, por edhe një lajm shumë i mirë për qytetarët, të cilët, nga sot e tutje do ta kenë derën hapur për t’i adresuar shqetësimet e tyre.  

Zyra për Komunikim me Publikun

038 200 62 961 / info.aip@rks-gov.net

}