Agjencia Promovon Lirinë e Informimit dhe Privatësinë
23/10/2020
Përmes shfrytëzimit të hapësirës mediale në studiot e tre televizioneve dhe njëmbëdhjetë radiove lokale, Agjencia zhvilloi një fushatë vetëdijesuese për qytetarët lidhur me lirinë e informimit dhe privatësisë
Për të realizuar këtë projekt të mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, Agjencia kishte angazhuar z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit për Regjistrim dhe Marrëdhënie me Publikun në AIP, për të marrë pjesë në emisione të drejtpërdrejta në tre televizione dhe njëmbëdhjetë radio stacione të komunave të Kosovës, duke shpalosur të drejtat e qytetarëve të garantuara me dy ligjet e fushave përkatëse.
Fushata e karakterit vetëdijesues me temën ‘Privatësia e Qytetarëve dhe Liria e Informimit’ kishte filluar në muajin maj, zhvillimi i së cilës, për shkak të pandemisë, u zgjat deri në javën e tretë të tetorit.
Përmes projekteve të këtilla, Agjencia për Informim dhe Privatësi, synon që të depërtojë në mënyrë sa më të drejtpërdrejtë te kategori të ndryshme të qytetarëve, me qëllim të vetëdijesimit të tyre rreth të drejtave që gëzon secili prej tyre.

}