495 - Lajmi Single | Template Website
Përmbyllen Takimet Informuese të Agjencisë me Kryetarët e Komunave

15/10/2020

 Me mbështetjen e OSBE-së, Agjencia për Informim dhe Privatësi, organizoi katër takime me kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës për t’u ofruar informata thelb informata thelbësore rreth përgjegjësive të tyre në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike

Në saje të mandatit të ri që i është dhënë AIP-së për të mbikëqyrur zbatimin në praktikë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike nga ana e institucioneve publike, e mbështetur nga OSBE, Agjencia mblodhi kryetarët e të gjitha komunave në katër takime të ndara. Ky cikël takimesh të karakterit informues dhe ndërgjegjësues filloi më 06 tetor në Prishtinë dhe u përmbyll sot, më 15 tetor në Prizren.

Një fushatë e këtillë, e kushtuar nivelit të zyrtarëve për qasje në dokumente publike të institucioneve publike ishte lancuar në muajt e parë të këtij viti, për t’i njoftuar nga afër me ndryshimet e këtij ligji, kompetencat dhe mekanizmat e rinj të Agjencisë në këtë fushë, ndërsa organizimi i tryezave të tetorit iu kushtuar ekskluzivisht kryetarëve të komunave, pozita e të cilëve, sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, ka përgjegjësi vendimarrjeje ndaj kërkesave të qytetarëve për t’u qasur në dokumentet publike që këto institucione të pushtetit lokal i prodhojnë.

Për të sjellur para të ftuarve risitë e ligjit të ri që garanton lirinë e informimit dhe për t’ua shpalosur obligimet e përgjegjësitë që u takojnë kryetarëve të komunave, Agjencia kishte angazhuar z. Jeton Arifi, Drejtor i Departamentit për Regjistrim dhe Marrëdhënie me Jashtë, që t’i udhëheqë këto tryeza dhe t’u ofrojë të pranishëmve informacione e këshilla rreth zbatimit sa më efektiv të këtij ligji.

Dy tryezat e para u mbajtën në Prishtinë, njëra prej të cilave iu kushtua përfaqësuesve të komunave serbe, ndërsa e treta në Pejë dhe e fundit në Prizren.

Takimet u karakterizuan me shumë interaktivitet midis të pranishëmve dhe përfaqësuesit të Agjencisë, të cilët nxorrën në pah shqetësimet dhe vështirësitë e tyre gjatë zbatimit të këtij ligji, por edhe kërkuan sqarime shtesë përmes pyetjeve të tyre për z. Arifi.  

}