433 - Lajmi Single | Template Website
AGJENCIA SHTETËRORE PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSËONALE NËNSHKRUAN DY MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

20/03/2020

Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z.Ruzhdi Jashari nënshkroi  sot Marrëveshje  Bashkëpunimi me Radio Televizionin e Kosovës, respektivisht z.Sylejman Shaqiri, Drejtor i Pergjhithshem i RTK-se dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, duke formalizuar kështu nivelin e bashkëpunimit me këto dy institucione të rëndësishme në aspekt të ndihmës, që këto dy institucione do t’i ofrojnë Agjencisë në ekzekutimin e detyrave që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Si aspekte kyçe të bashkëpunimit me RTK-në janë potencuar, informimi i opinionit publik me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale, realizimi i emisioneve me karakter promovues të punës së agjencisë dhe aspekte tjera të emetimit të spoteve sensibilizuese, kampanjave me rastin e datave të shënuara si dhe kampanja për sensibilizimin e opinionit në sferën e mbrojtjes së të dhënave personale. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së z.Sylejman Shaqiri dhe z.Ruzhdi Jashari, Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror, shprehën përkushtimin dypalësh se në të ardhmen do ta intensifikojnë bashkëpunimin edhe përmes formave tjera ligjore.

Sundimi i Ligjit, ruajtja e rendit, asistenca e vazhdueshme e Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrave të Agjencisë Shtetërore dhe aspekte tjera të kësaj natyre,veçmas inspektimi dhe kontrolli në rastet kur është e nevojshme ishin fokusi i marrëveshjes që Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z.Ruzhdi Jashari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Shpend Maxhuni  e nënshkruan  sot,  në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës.

Të dy udhëheqësit më të lartë të këtyre dy institucioneve u dakorduan se përveç fushave të cilat janë potencuar në marrëveshjet e nënshkruara  do të bashkëpunojnë edhe në punë dhe detyra të cilat  tejkalojnë kornizat bazë të kësaj marrëveshje dhe janë në funksion të sigurisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

}