426 - Lajmi Single | Template Website
Z.Ruzhdi Jashari,Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror kryeson delegacionin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Konferencën Ndërkombëtare për Modernizim të Legjislacio

20/03/2020

Me ftesë të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Informacionit të Republikës së Maqedonisë, një delegacion i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i Republikës së Kosovës  i kryesuar nga z. Ruzhdi Jashari, Mbikëqyrës Kryesor Shtetërorë, kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temën “Modernizimi  Legjislacionit Evropian në fushën e të Dhënave Personale”, e cila është mbajtur në Shkup prej 30 deri me 31 Maj 2012.

Gjatë punimeve dyditore të konferencës kanë marrë pjesë të gjithë udhëheqësit e autoriteteve institucionale për mbrojtjen e të dhënave personale duke e shfrytëzuar kështu si një mundësi të mire për të diskutuar nivelin e organizimit, modalitetet e funksionimit si dhe arritjet dhe sfidat me të cilat ato ballafaqohen gjatë kryerjes së detyrave të cilat i kanë në kompetencë.

Përveç aspekteve të lartshënuara janë diskutuar edhe fazat e zhvillimit dhe ndryshimeve që po i bëjnë autoritetet e BE-së për modernizimin e legjislacionit që e rregullon këtë fushë. Janë përmendur një mori e akteve ligjore, direktivave, protokolleve dhe dispozitave tjera në të cilat po punohet për amandamentim si dhe afatet kohore kur ato do te miratohen nga autoritetet kompetente.

Në këtë kuadër edhe përfaqësuesit e vendeve të rajonit dhe disa përfaqësues të shteteve të BE-së, janë dakorduar që ndryshimet e potencuar janë në favor të kompletimit të infrastrukturës ligjore në aspektin e mbrojtjes së të dhënave personale, sigurisë së informacionit dhe privatësisë, në mënyrë që të krijohet kështu një mundësi e mirë për të qenë më efikas në implementimin e këtyre dispozitave që mundësojnë efikasitetin  në këtë fushë.

Në fund të konferencës u konkludua se vendet e rajonit duhet të intensifikojnë aktivitetin e tyre në funksion të rangimit të këtyre institucioneve si kategori kushtetuese në mënyrë që roli dhe rëndësia e këtyre institucioneve të ngrihet në nivel të dëshirueshëm.

}