NJOFTIM PËR MEDIA
20/03/2020
Në vazhdën e aktiviteteve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës, dje ka përfunduar vizitën dyditore një delegacion i agjencisë homologe i Republikës së Malit të Zi i kryesuar nga z.Shefko Crnovershanin i shoqëruar me bashkëpunëtorë.
Delegacionin malazez e ka pritur z.Ruzhdi Jashari i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tjerë të agjencisë. Gjatë dy ditëve të vizitës mysafirët kanë pasur mundësi të njihen me punën e deritanishme të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës me ç’rast është njoftuar nga z.Jashari, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror i agjencisë me të arriturat e agjencisë në fushën e hartimit të kornizës legjislative, me të arriturat në fushën e inspektimeve dhe kontrolleve, regjistrit dhe dosjeve dhe në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Z.Jashari i njoftoi homologët nga shteti malazez se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar raportin vjetor të punës së agjencisë duke i dhënë kështu një dimension pozitiv kahjes së zhvillimit të agjencisë.
Ndër të tjera z.Shefko Crnovershani përgëzoi z.Jasharin për punën dhe të arriturat e deritanishme të agjencisë duke i ofruar kështu përkrahjen dhe mbështetjen e plotë për të qenë kështu në akordancë të plotë me zhvillimet dhe trendet e vendeve aspirantë për në BE.
Gjatë kësaj vizite për delegacionin e Malit të Zi, Agjencia Shtetërore ka organizuar edhe një takim të dy palëve me kryesuesin dhe anëtarët e tjerë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Delegacioni i Malit të Zi është pritur nga z.Ahmet Isufi, kryetar i komisionit dhe anëtarët e tjerë të komisionit i cili para të pranishmëve ka shpalosur aspekte të zhvillimit të përgjithshëm dhe ngritjes së institucionit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës. Z.Isufi edhe para përfaqësuesve të delegacionit të Malit të Zi shprehi përkrahjen e pa rezervë që po i ofron ky komision kësaj agjencie në të gjitha aspektet por njëherit nënvizoi me theks të veçantë admirimin për punën që ka bërë agjencia për këtë periudhë të shkurtër kohore.
Në këtë kuadër z.Rexhep Selimi anëtarë i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës ndër të tjera i inkurajoj palët që edhe më tutje të bashkëpunojnë në të gjitha fushat e mundshme në kontekst të harmonizimit të qëndrimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave në mes të këtyre dy shteteve duke treguar kështu një shembull të mirë të fqinjësisë së mirë si parakusht për integrime evropiane, synime këto të të dy shteteve respektive.
Delegacioni i Malit të Zi ka vizituar edhe zhvillimin e punimeve të trajnimit të parë të organizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë përfaqësues nga niveli qendrorë i administratës si dhe administrata lokale dhe institucione tjera dhe agjenci shtetërore. Në këtë trajnim kanë ligjëruar mbikëqyrës të Këshillit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z.Mentor Hoxhaj, z.Bekim Demiri, z.Aleksandër Spasiç si dhe z.Ramadan Qehaja.
Njëherit ky trajnim shënon edhe përfundimin e fazës së parë të trajnimit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, për të hapur kështu mundësi për të vazhduar me nivelet tjera ngritjes së kapaciteteve në këtë fushë.