402 - Lajmi Single | Template Website
Seminar ndërgjegjësues me zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës

20/03/2020

Prishtinë 13 nëntor 2012. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale organizoi një seminar së bashku me ‘’ Administratën Tatimore të Kosovës ‘’ me temë: “Mbrojtja e të Dhënave Personale nga Përpunuesit e të Dhënave”.

Gjatë këtij aktiviteti, mbikëqyrësi shtetëror z. Bekim Demiri referoi tema si: “detyrat e Agjencisë”,’’obligimet e kontrollorëve’’, “të dhënat personale dhe legjimiteti i përpunimit të të dhënave personale”, “format e përpunimit të të dhënave personale” si dhe tema të cilat trajtonin sigurinë e përpunimit të të dhënave personale.
Gjatë këtij seminari pati edhe diskutime tjera për çështje specifike të mbrojtjes së të dhënave personale siç janë: përgjegjësitë e mbikëqyrësit, masat e hetim-inspektimit, vëzhgimi me kamerë, vëzhgimi i ndërtesave zyrtare dhe ndërtesave  dhe në përgjithësi informacione për të dhënat personale.
Në përfundim të këtij takimi, të pranishmit parashtruan disa pyetje në lidhje me transferimin e të dhënave personale, vëzhgimin me kamerë dhe për çështjen e fotokopjeve të dokumenteve personale.

}