Tryezë e rrumbullakët – Qasja në Informacione, Klasifikimi i Informacioneve dhe Mbrojtja e të Dhënave - Implikimi për Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë
20/03/2020
Më datë 14 nëntor 2012, në hotel Sirius në Prishtinë u mbajt një tryezë e rrumbullakët mbi ‘’Qasjen në Informacione, Klasifikimin e Informacioneve dhe Mbrojtjen e të Dhënave – Implikimet për Mbikëqyrjen e Sigurisë’’. Qëllimi i kësaj tryeze ishte lehtësimi i shkëmbimit dhe transferimit të njohurive në mes të akterëve relevant në Kosovë, në veqanti për pjesëtarët e komisioneve përkatëse të Kuvendit të Kosovës, në këto pika:
• Liria e Informacionit kundrejt Mbrojtjes së Informacionit të Klasifikuar – Implikimet për Mbikëqyrjen
• Qasja në informacione nga Inteligjenca – dhe organet Mbikëqyrëse të Sektorit të Sigurisë dhe Kufizimet për Qasje në Informacione
• Qasja në Informacione kundrejt Mbrojtjes së të Dhënave Personale – Rëndësia për Qeverisjen dhe Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë.
Pjesëmarrës të kësaj tryeze ishin përfaqësues vendor dhe ndërkombëtar. Në temën ‘’Qasja në informata kundret Mbrojtjes së të Dhënave Personale’’ referuan ekspertët e kësaj fushe: z. Ruzhdi Jashari Mbikëqyrës Kryesor Shtetëror në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës, z. Klement Misic - Mbikëqyrës Kombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republiken e Sllovenisë, z. Hans Tischler ish anëtar në Zyren e Komisionit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave në Gjermani. Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari foli për sfidat në zbatimin e legjislacionit në fushat e Mbrojtjes së të Dhënave Personale nga Agjencia, si dhe ballafaqimin me kërcënime dhe sfida të reja nga kjo fushë, në veqanti për Republikën e Kosovës.