394 - Lajmi Single | Template Website
Seminar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Sektorin e Shërbimeve Shëndetësore

20/03/2020

Më 03 dhe 04 Dhjetor 2012, në ambientet e hotel ‘’AFA’’ u zhvillua një seminar rreth mbrojtjes së të dhënave personale në  sektorin e shëndetësisë. Referues në këtë seminar ishin ekspertët e mirënjohur të kësaj fushe nga vendet e Bashkimit Evropian. Me  një fjalë përshëndetëse, të pranishëmve iu drejtua Mbikqyrësi Kryesor Shtetëror nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Ruzhdi Jashari, duke cekur rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale në sektorin e shërbimeve shëndetësore si fushë ku bëhët përpunimi i të dhënave të ndjeshme personale.

Ky seminar synonte në vetvete njoftimin me arritjet e reja në këtë fushë si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të subjekteve dhe të përfaqësuesve të tyre për mbrojtjen e të dhënave personale. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga sektori i shërbimeve shëndetësore.
Seminari pati një kohëzgjatje prej dy ditësh dhe mes të pranishëmve pati diskutime konstruktive dhe shkëmbim idesh rreth temës në fjalë. Ky aktivitet u organizua nga Komisioni Evropian, TAIEX-i në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 
}