ASHMDHP Realizoi Vizitë Studimore në Gjermani
20/03/2020
Në kuadër të Projektit të TAIEX të mbështetur nga Komisioni Evropian, tre mbikëqyrës shtetërorë dhe dy drejtorë të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale realizuan një vizitë studimore tri ditore te autoritetet homologe gjermane për mbrojtjen e të dhënave personale.
Vizita u realizua në qytetin e Berlinit ku delegacioni i Agjencisë vizitoi Komisionerin Federal për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Lirinë e Informacionit, dhe në qytetin e Dresdenit, ku u vizitua Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave të Landit të Saksonisë; Zyrën e Hetimeve Penale të Landit të Saksonisë; një shkollë të mesme në Dresden; pastaj Spitalin e Përgjithshëm të Dresdenit.