390 - Lajmi Single | Template Website
Punëtori rreth Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave

20/03/2020

Punëtori rreth Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave

Shkup, 17-18 dhjetor 2012
Në organizim të Instrumentit TAIEX të Komisionit Evropian dhe Drejtoratit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Maqedonisë, më 17 dhe 18 dhjetor 2012 u mbajt një konferencë rajonale rreth mbrojtjes së të dhënave. Pjesëmarrës të autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave nga rajoni ishin institucionet e këtyre vendeve: Republika e Kosovës, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia. Të pranishëm dhe prezentues të tjerë ishin edhe përfaqësues/ekspertë nga Sllovenia dhe zyrtarë të ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave personale në institucione të BE-së.
Të pranishëm në këtë punëtori dy-ditore, të përbërë prej shtatë seancash ishin edhe përfaqësues të institucionit të avokatit të popullit nga vendet pjesëmarrëse të përmendura më sipër.
Gjatë këtyre dy ditëve u shkëmbyen përvoja të ndryshme, u shpalosën sfida dhe u dhanë këshilla të ndërsjella për të hapëruar sigurtë drejt konsolidimit të institucioneve relativisht të reja të kësaj fushe në rajonin tonë.

}