387 - Lajmi Single | Template Website
Komunikatë për Mediume
Komunikatë për Mediume

20/03/2020

26 dhjetor 2012

Prishtinë

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale sikundër edhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, po e përmbyllë vitin 2012 me një varg të arriturash në fushën e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si institucion i mandatuar në sferën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Përkundër vështirësive dhe sfidave me të cilat është ballafuqar gjatë vitit që po lë pas, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka arritur të përmbushë objektivat e saj në infrastrukturën e legjislacionit sekondar, duke miratuar aktet nënligjore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë përbëjnë mekanizmin ligjor për zbatimin e ligjit dhe vënies në funksion të aspekteve praktike në përmbushjen e detyrave që burojnë nga ligji. Po përmendim këtu Rregulloren e Regjistrimit (bashkë me formularët përkatës), Rregulloren për Transferimin Ndërkombëtar (bashkë me formularët përkatës), Kodin e Etikës, Rregulloren e Inspektimit dhe Kontrollit. Në procedurë të hartimit është edhe Rregullorja për Bashkëpunim midis Policisë dhe Gjykatës për Çështje Penale në bazë të vendimit kornizë të Komisionit Evropian, si dhe Rregullorja Kundër Korrupsionit për Zyrtarët e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Gjithashtu, Agjencia ka nxjerrë një sërë aktesh vendimesh që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në aspektin ndërkombëtar, viti 2012, lirisht mund të themi se ka qenë vit i suksesit, duke nënvizuar këtu nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale me Malin e Zi, Slloveninë, Kroacinë dhe Marrëveshjen Multilaterale me Bullgarinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Këto marrëveshje hapin rrugët e bashkëpunimit institucional në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Veç tjerash, Agjencia ka organizuar seminare ndërgjegjësuese me organe publike dhe private. Në aspektin e ndërgjegjësimit, ASDHMDHP në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Komisionit Evropian, ka organizuar trajnimin për më shumë se 700 zyrtarë, të ciltë punojnë në regjistrimin civil në nivel qëndror dhe lokal të Republikës së Kosovës, kjo me qëllim që ata, si zyrtarë, në mënyrë të drejtpërdrejtë përpunojnë të dhëna personale të qytetarëve, të pajisen me njohuritë bazike në aspektin që të njëjtat i trajton Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Gjatë këtij viti është aprovuar shenja paralajmëruese për vëzhgim me kamerë, e cila ka është në zbatim e sipër në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Për sa i përket aktiviteteve me karakter ndërkombëtar, Agjencia ka lejuar dy transferime ndërkombëtare të të dhënave personale. Në fushën e liberalizimit të vizave në veçanti dhe procesin e integrimit evropian në përgjithësi, Agjencia si institucion i rëndësishëm në këto dy segmente ka dhënë inputet e saja shumë pozitive përmes dy aspekteve të raportimit, përmes raportimit të detyrave nga plani i veprimit për partneritet evropian si dhe në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave. Kontributin e saj në këtë drejtim, Agjencia e ka dhënë përmes raportimit të drejtpërdrejtë në Komisionin Faktmbledhës të BE-së për Liberalizim të Vizave, i cili komision ka dhënë vlerësimet pozitive nga faktet e mbledhura për detyrat e udhërrefëyesit, të cilat i ka marrë nga grupi për raportim i Agjencisë.
Si sfidë më serioze për Agjencinë gjatë vitit 2012 ka qenë vazhdimi i mungesës së stafit dhe buxheti i mangët për realizimin e objektivave.

}