Mbikëqyrësi Kryesor z. Jashari Takon Ministrin Çeku
20/03/2020
Pritet Fillimi i Bashkëpunimit Konkret
Prishtinë, 15 shkurt 2013
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari me bashkëpunëtorë ka vizituar Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku janë pritur nga ministri z. Agim Çeku. Gjatë takimit është biseduar për mënyrat dhe formën e ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe në fushat tjera relevante me interes për ecjet e mëtutjeshme.
Gjatë bashkëbisedimit z. Jashari informoi ministrin Çeku me fushveprimtarinë e Agjencisë, aktivitetet, punën e saj të deritanishme, synimet dhe angazhimet për të ardhmen e saj.
Si konkluzion i përbashkët u konstatua gatishmëria e dyanshme për të jetësuar bashkëpunimin ndërinstitucional, i cili pritet të formalizohet me një marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të të cilit, zyrtarë të Agjencisë do të ndjekin trajnime të fushave të caktuara në saje të programeve të trajnimit të organizuara nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.