380 - Lajmi Single | Template Website
Deklarata e z. Jashari për Konferencën para Mediumeve

20/03/2020

Prishtinë, 01 mars 2013

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje midis dy institucioneve të sektorit të sigurisë së shtetit, respektivisht ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sot po vihen themelet e bashkëpunimit ndërinstitucional. Ky memorandum i mirëkuptimit përcakton fushat e bashkëpunimit të ndërsjellët, i cili do të realizohet në përputhje me mandatin dhe kompetencat ligjore të të dyja institucioneve.
Një ndër pikat kryesore të këtij memorandumi ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve  në standardet e sigurisë dhe ngritjen e nivelit të aplikimit të gjuhëve të huaja të të punësuarve brenda institucioneve tona, përmes organizimit të trajnimeve brenda dhe jashtë vendit. Këto trajnime do të projektohen në kuadër të planifikimit vjetor të secilit prej institucioneve nënshkruese të këtij memorandumi.
Unë shpresoj se ky hap do të shënojë vetëm fillimin e bashkëpunimit të ngushtë midis Agjencisë dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, rezultatet e të cilit do të fillojnë të ndjehen shumë shpejt në performancën e stafit civil dhe të uniformuar.

}