370 - Lajmi Single | Template Website
ASHMDHP - Fiton Statusin e Vëzhguesit të Përhershëm në Konferencën e Autoriteteve Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave

19/03/2020

Gjatë punimeve të sotme, në ditën e dytë të seancave të njëpasnjëshme të konferencës së auroriteteve evropiane të mbrojtjes së të dhënave, komisioni akreditues me mbështetjen e Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave të Këshillit Evropian mori vendim unanim për ta pranuar Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikes së Kosovës si vëzhgues të përhershëm. Agjencia do ta mbajë këtë status deri në anëtarësimin e saj me të drejta të plota, gjë e cila varet nga anëtarësimi i vendit tone në Këshillin e Evropës dhe në institucionet përkatëse të BE-së. Normalisht, autoritetet për MDH anëtaresohen fillimisht vetëm si vëzhgues. Vlen të theksohet se raportet konstruktive të zhvilluara midis ASHMDHP-së dhe autoritetit portugez, i cili është nikoqir i kësaj konference këtë vit, si dhe vizitës që z. Jashari zhvilloi në autoritetin portugez një ditë para fillimit të konferencës ndikoi që Agjencisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ti jepet status i vëzhguesit të përhershëm.

}