368 - Lajmi Single | Template Website
Ruzhdi Jashari priti në një takim pune Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bullgari Shpend Kallaba

19/03/2020

Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i Republikës së Kosovës, z.Jashari priti në një vizitë pune z.Shpend Kallaba, Ambasador i Republikës së Kosovës në Bullgari.  Veç tjerash në takimin e përbashkët me ambasadorin, z.Jashari e njoftoi atë për  historikun e  themelimit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të dhënave Personale, angazhimin e vazhdueshëm të stafit të agjencisë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka kjo e fundit në përmbushjen e mandatit të saj, si dhe me sfidat dhe vështirësitë që kjo e fundit po përballet në aspektin e përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saj karshi BE-së, duke u përballur kështu me mungesën e stafit të nevojshëm si dhe mungesën e theksuar të buxhetit të disponueshëm për ASHMDHP-në.

Ambasadori Kallaba inkurajoi z.Jashari për punën e shkëlqyer që kjo agjenci po bënë në fushën  mbrojtjes së të dhënave personale si një nga fushat më me interes në aspektin e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të individit dhe privatësisë si sublimim i vlerave të vendeve me qytetërim dhe demokraci të nivelit të lartë.
Vizita e ambasadorit kosovar në agjenci i paraprinë një vizite pune që do të zhvillojnë delegacion i ASHMDHP-së i udhëhequr nga z.Jashari  në Republikën e Bullgarisë javën në vijim, me ç’rast ambasadori e ftoi delegacionin e ASHMDHP-së që ta vizitojnë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës të akredituar në Sofje.

Prishtinë,23 maj 2013
Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë dhe me Publikun

}