Agjencia Shënoi Dyvjetorin e Themelimit
19/03/2020
Prishtinë, 05.07.2013
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi një koktej në përvjetorin e dytë të themelimit të saj.
Me një fjalë rasti, Mbikqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari bëri hapjen e koktejit, duke falenderuar të gjithë të ftuarit për praninë e tyre, e në veçanti për mbështetjen dhe bashkëpunimin që zyrtarët mbrojtës të akredituar në institucionet publike e private kishin treguar gjatë periudhës dyvjeçare në funksionimin e Agjencisë.
Organizimi, i cili iu dedikua shënjimit të kësaj date të rëndësishme për ASHMDHP-në, mblodhi përfaqësues të institucioneve publike dhe private, me ç’rast, për zyrtarët mbrojtës më të dalluar u ndanë mirënjohje dhe dhurata simbolike në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë.
Përveç institucioneve tona publike dhe private, në shenjë respekti, z. Jashari i dhuroi një plaketë me llogo të Agjencisë edhe përfaqësueses së Zyrës Ndërlidhëse të Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Yvonne Gogoll.
Në ambientet e Hotelit ‘Royal’, ku u mbajt ceremonia e shënjimit të përvjetorit të Agjencisë, u shpërndanë materiale promovuese, mes tjerash edhe një album i përgatitur enkas për këtë përvjetor, ku ishin pasqyruar aktivitetet kryesore të Agjencisë për këto dy vjet.