Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror Ruzhdi Jashari me bashkëpunëtorë u takua me përfaqësues të Bankës Botërore
19/03/2020
Në vazhdën e takimeve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare sot Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror z.Ruzhdi Jashari me bashkëpunëtorë priti në një takim të veçantë z.Teymur Heybatov dhe zj.Suzana Dautaj, të dy përfaqësues të projektit te Bankës Botërore.
Mbikëqyrësi Kryesor z.Jashari ndër të tjera i njoftoi të pranishmit me mandatin e agjencisë, misionin dhe përgjegjësitë në funksion të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Po ashtu z.Jashari i njoftoi mysafirët me aspektet e organizimit të brendshëm të agjencisë si dhe aspekte të punës dhe obligimeve ligjore të saj. Ndër të tjera z.Jashari i njohu të pranishmit me fazat e evoluimit të projekteve kyqe të agjencisë duke potencuar kështu se edhe pse me një periudhë të vonshme të themelimit agjencia ka arritur që përveç të konsolidohet po ashtu edhe të shënoj rezultate konkrete.
Gjatë takimit përfaqësuesit e projektit të Bankës Botërore “International Finance Corporation”, përveç kërkesës që patën në kontekst të informacionit për mundësinë e krijimit të një zyreje qendrore për regjistrin e përgjithshëm të kreditorëve edhe ata nënvizuan aspekte të punës së tyre dhe misionit në ndihmë personave fizik dhe juridik përmes granteve të mëdha financiare të cilat iu ndahen bankave e pastaj ata janë përfitues indirekt.
Rëndësia e krijimit të këtij regjistri qendrorë u vlerësua nga të dy palët andaj si përfundim sa i përket këtij segmenti agjencia do të bashkëpunoj me Bankën Botërore edhe në të ardhmen.
Prishtinë,23 korrik 2013
Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë dhe me Publikun